8.3 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
Lajme

PASTRIMI I KLASËS POLITIKE NË DARDANI!

Vrasjet politike janë ndërgjegjja e vrarë e klasës politike dhe e shtetit të Kosovës!

Kaluan 20-vite nga çlirimi i Dardanisë nga UÇK-ja dhe definitivisht NATO-ja, por LIRIA e mirëfilltë ende nuk arriti, mbi trupin e plagosur dhe token e larë me gjak ju sulen hiena, kleptokrat, mercenar, mediokër duke ia thithur edhe atë gjak të mbetur, shpejt u harruan bashkëluftëtarët e vrarë, 20 mije motrat dhe Nënat e dhunuara,  afër 1-milion të dëbuar, qindra trupa të pagjetur…

Ndodhi edhe mashtrimi historik duke i thënë vetes themelues të UÇK-së, jam dëshmitar dhe historia e faktuar do tregojë se THEMELUES, IDEATOR, PRIJËS të UÇK-së janë SALI ÇEKAJ, ADEM JASHARI dhe ZAHIR PAJAZITI, të cilët ishin pjesëtar të dy Grupeve Guerile që u stërvitën në Shqipëri (Surel) të Dajtit.

SALI ÇEKAJ ishte edhe komandant dhe drejtues i grupit të dytë që kaloi kufirin më 02.12.1991 ku merrnin pjesë 31 veta në mesin e tyre edhe ADEM JASHARI, ILAZ KODRA (KADRIJA), … kjo ishte realizuar përmes ish-të dërguarve nga presidenti historik dr. IBRAHIM RUGOVA, ato figura e sot HERONJË i dhanë shpirt e gjak UÇK-së dhe Lirisë së Dardanisë.

O Komandant e komisar, o gjeneral pa fitore, o politikan të korruptuar, ku mbet patriotizmi i juaj, që e gllabëruat dhe denigruat vendin, u pasuruat dhe nuk u ngopët, plaçkitës të Fondeve nga Mërgata, e polarizuat dhe përçatë popullin, krijuat FEUDET e juaja të shfrytëzimit dhe nënshtrimit, lulëzoi prostitucioni, kazinot, droga, me folklorizma dhe rrahagjoksë për çlirim, e ulët shtetin në bankën e ZEZË si pasojë e të bëmave tuaja, të cilat i dimë mirë, sot vajtoni dhe harroni që Shtetit i shkaktuat pasoja të mëdha morale dhe kosto materiale.

Ju o të pangopur që donit ta emitoni Erdoganin e Gjukanoviqin dhe të krijoni sulltanat e pasuri, duhet të jepni përgjegjësi para popullit, sepse për 20-vite nuk keni qenë në gjendje ta PADITNI SERBINË në HAGE për krimet dhe gjenocidin e ushtruar nga 1878 e deri më 1999, territoret e humbura, dëmet materiale të shtetit dhe familjeve, ju nuk qetë në gjendje ta bëni një “LIBËR TË ZI” për Serbin ku me foto dhe dëshmi të prezantohen krimet dhe dhunën serbe, ju dëmtuat unifikimin e UÇK-së në lufte dhe dëmtuat edhe paqen sepse mbi të gjitha e kishit PUSHTETIN dhe PARANË he ju mbetshin në fyt.

Dardani, prandaj thirrja jonë është që të gjithë liderët e partive të largohen nga drejtimi i shtetit që mos t’u ndodhe njëjtë si Gadafit e Sadamit, sepse çdo gjë ka kufi, e ju i keni tejkaluar. Ky ishte një komplot ndaj vendit, nuk fajësohen miqtë që na ndihmuan si SHBA-ja dhe BE-ja.

Duhet urgjent një unitet dhe krijimi i një Qeverie të Unitetit, të krijohet një SPAK- që hajnat dhe kriminelet ordiner që shkatërruan pasurit kombëtare të përgjigjen para Ligjit, të bëhet ligji për hapjen e Dosjeve sepse në Parlament kemi bijë spiunësh ku Rankoviqi ka bërë konak në shtëpitë e tyre.

Këtu vlen proverbi i pyllit dhe sopatës, kur i thotë pylli unë ta dhashë bishtin, tani jam në mëshirën tuaj, andaj kthjellu o POPULL, mos voto njerëz pa dinjitet, pa pastërti dhe pa karakter kombëtar. Nuk ka më kohë, dhe proceset nuk na presin!

Osman Ferizi

Related posts

𝐇𝐮𝐦𝐛 𝐣𝐞𝐭ë𝐧 𝐭𝐫𝐚𝐠𝐣𝐢𝐤𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐧𝐣ë 𝐩𝐮𝐧ë𝐭𝐨𝐫 𝐧ë 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧ë, 𝐯𝐝𝐢𝐪 𝐠𝐣𝐚𝐭ë 𝐩𝐮𝐧ë𝐬 𝐧ë 𝐧𝐣ë 𝐨𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭 𝐛𝐚𝐧𝐞𝐬𝐨𝐫👇

dardanianews

Ekskluzive: Gjykata Kushtetuese e çon Kosovën në zgjedhje brenda 40 ditësh?

dardanianews

Shoqata humanitare kulturore Salih Çekaj në Zvicër nis projektin për heroin e Koshares

dardanianews