September 16, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Përfundon takimi Rusi-Ukrainë, arrihet një marrëveshje

Sot pala ukrainase dhe ajo ruse janë takuar, për të biseduar në lidhje me luftën që po bëhet.

Sipas asaj që raporton The Guardian, Rusia dhe Ukraina janë pajtuar që të kenë një takim të tretë së shpejti, transmeton Gazeta Sinjali.

Një zyrtar tha për Reuters se Ukraina nuk ka marrë rezultatet që ka dëshiruar mirëpo kanë arritë mirëkuptim për sigurim të përbashkët të korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve.

Në anën tjetër Rusia është duke vazhduar me bombardime në qytete të ndryshme të Ukrainës.

Kurse, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka bërë thirrje për bisedime të drejtpërdrejta me liderin rus Vladimir Putin, duke thënë se kjo ishte “e vetmja mënyrë për të ndaluar këtë luftë”. /GazetaSinjali/

Related posts

Shkakton reagime videoja e kryeministres finlandeze duke vallëzuar

dardanianews

Milaim Zeka: Nëse do Albin Kurti qeveri stabile, unë ndërmjetësoj tek Kadri Veseli

dardanianews

Miliarderi rus që guxon të flasë hapur kundër Putinit

dardanianews