26.5 C
New York
July 27, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Komunikate nga nëndega LDK-së në Willisau

Kryesia e nëndegës së LDK-së në Wilisau me shqetësim të thellë është duke e përcjellë situatën e rëndë në Kosovë.Situata e rëndë e shkaktuara nga armiku i mbarë njerëzimit i njohur me emrin Korona Virus ,po e përballë me një luftë të pa kompromis mbarë njerëzimin. Kosova si pjesë përbërëse e e njerëzimit po e luan rolin e sajë në këtë luftë, Ne si kryesi e nëndegës me anëtarësin e sajë, jemi në mbështetje të fuqishme te popullit tonë, në këtë luftë me armikun e padukshëm që aq shumë tragjedi po i sjellë njerëzimit. Apelojmë mbarë popullin tonë që të jenë të disiplinuar dhe ti zbatojnë udhëzimet e mjekëve tonë të cilat janë vendimtare për shpëtimin e je-tërave tuaja.
Në këtë situatë të jashtëzakonshme ku të gjitha institucionet e shtetit dhe mbarë populli i Kosovës duhet të jenë në shkallën më të lartë të unitetit që sa më lehtë ta kalojmë atë.Kryeministri i vendit si duket nuk po shqetësohet me këtë gjendje që është në vend.Aji po e ka komoditetin që të bëjë akrobacione politike edhe në këtë situatë. Vendimi i tij për largimin e ministrit ë punëve të brendshme, tejkalon ç`do logjik racionale në këto kohë të vështira që po kalon populli ynë.Urrejtja e e tij ndaj presidentit Rugova dhe LDK-së ka kaluar në një sëmundje të pashëruar.Aji vetëm për ta dëmtuar LDK-në nuk pyet fare as për kohen dhe momentin, sado që i rëndë është aji, por vepron pamëshirshëm. Me veprimin i tij arrogant dhe prej një min-diktatori mendoj të përfitoj në disa drejtime. Në (1). duke mos pasur forcën dhe guximin të përballet me situatën e rëndë në vend dhe presionin amerikan, vendosi të tërhiqet si forma më e lehtë. Për të u tërhequr do të duhej të dilte para opinionit publik si burrë dhe lider, duke ju kërkuar falje dhe treguar realitetin. Këtë nuk e bëri sepse është një frikacak, andaj përdori strategjinë e tij të turpit për ta provokuar LDK-në, duke ja larguar ministrin e sajë pa u konsultuar fare me te, siç e kanë të nënshkruar marrëveshjen, (2).ai përdori strategjinë e tij të njohur në stilin serb,vetë provoko,shkakto kriza dhe pastaj paraqitu si viktime dhe sulmo LDK-në si shkaktare të krizës.Kryesia e nëndegës së LDK-së në Wilisau përkrahë fuqishëm vendimin e kryesisë së LDK-së në Prishtinë. Askush nuk mundë të luaj me dinjitetin dhe autoritetin e LDK-së,madje as një minidiktatorë dhe anti LDK-ist siq është Albini.Këtij minidiktatori duhet treguar vendin sepse koha nuk pretë. Kryesia e nëndegës së LDKsë në Wilisau është tejet e habitur me qëndrimin e nënkryetares Vjosa Osmani.Ne si kryesi e nëndegës me anëtarësin tonë, kemi qenë mbështetës të fuqishëm të Vjosa Osmanit në të gjitha periudhat e vështira që i kemi kaluar si parti.E kemi bërë këtë sepse kemi qenë të bindur se Vjosa ke qenë bartëse e flamurit të reformave në LDK,prandaj jemi të befasuar me qëndrimin tuaj e nderuar nënkryetare e LDK-së.Ju do të duhej të ishit e para që duhej reaguar ndaj vendimit arbitrar të minidiktatorit Kurti. E themi këtë sepse aji e shkeli marrëveshjen pa fije turpi,pjesë e së cilës ishit edhe ju.Aji e nënçmoj LDK-në dhe jo Agim Veliun,sepse mendojmë se LDK është shumë më shumë se Agimi,Isa porë edhe se ju.Ju është dashur të jeni personi i parë që në mënyrën më të ashpër të reagoni,për ta mbrojtur dinjitetin e LDK-së,për ta mbrojtur votën tonë që ta dhamë mu për ketë. Ju z.Osmani duhet të jeni në ballë të deputetëve të LDK-së për të ju prirë në mbrojtje të dinjitetit të LDK-së,dhe jo në mbrojtje të minidiktatorit dhe antirugovistit më të madh. Mu për këtë të kemi përkrahur dhe votuar dhe shpresojmë që në seancën e Parlamentit të Kosovës të jeni në ballë të deputetëve të LDK-së duke votuar për shkarkimin e minidiktatorit dhe anti LDK-istit më të tërbuar. Me nderime; komisioni për informim.

Related posts

Sulmohet fizikisht kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari (VIDEO)

dardanianews

(Foto) Policia e shërbimit sekret serb dhe terroristi Radoiçiq rrahin brutalisht opozitarin e Vuçiqit që bëri homazhe te memoriali i familjes Jashari

dardanianews

35 të shëruar, 17 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

dardanianews