14.2 C
New York
March 10, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Përmendet edicioni i Kosovës në natën hapëse të BBVA 3, ndjekësit pretendojnë që Ledioni thumboi keq

Mbrëmjen e së shtunës ka nisur edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania, nën moderimin e Ledion Liços.

Befasia e mbrëmjes ka qenë inkuadrimi live i aktores Rita Lati, e cila u lidh drejtpërdrejt nga një restorant për të parë hyrjen e vajzës së saj, Roza Latit, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

E teksa Ledioni nisi bisedën me Ritën, kjo e fundit ia bëri me dije se kishte ngelur mbrëmjen e së premtes deri në orët e vona duke ndjekur edicionin e Kosovës të Big Brother VIP.

 

Në atë moment, Liço u shpreh “Po VIP Shpija e ke parë? Është edhe një VIP Shpija”.

 

Madje shumë prej tyre kanë shkruar në komentet në Twitter dhe Instagram, se teksa po përpiqej të bënte këtë krahasim thumbues, Ledioni ia ka huqur vet duke thënë “Vip Shpija” në vend të “It’s My Home”.

Kjo pasi “VIP Shpija” ka mbi tash e një dekadë që nuk organizohet më në Kosovë. /Telegrafi/

Related posts

Edona James publikon këngën e re “Kalle”, vjen me skena provokuese më meshkuj në klip /VIDEO👇

dardanianews

Xheneta Fetahu: Pse Big Brother e fiton Gjesti, por zemra ime është për Rozanën

dardanianews

Nuk pritej, ky është banori i eliminuar për sonte ne BBVA

dardanianews