18.3 C
New York
August 21, 2026
DardaniaNews
Lajme

Përplasje e ashpër në “Pressing”: Nezir Kraki dhe Parim Olluri kacafytën gjatë transmetimit live në T7! /VIDEO

Një incident i papritur ka ndodhur mbrëmjen e sotme gjatë emisionit “Pressing” në T7, ku përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, dhe gazetari i njohur i Insajderit, Parim Olluri, janë përfshirë në një kacafytje fizike pas një debati të nxehtë verbal.

Gjithçka nisi pas rreth 20 minutash transmetim, kur diskutimi për pretendimet e Parim Ollurit mbi vjedhjen e votave në Komunën e Mitrovicës u përshkallëzua në ofendime personale mes dy të ftuarve.

Tensionet u rritën me shpejtësi, dhe pas disa fjalëve të ashpra, të dy u ngritën nga vendet duke u përballur fizikisht.

Moderatori i emisionit, Leonard Kerquki, u detyrua të ndërpresë menjëherë emisionin për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Pamjet e ngjarjes janë bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa publiku ka reaguar me habi dhe kritikë për mënyrën si degjeneroi debati./InfoKosova/

Shiko Videon:

Related posts

Harrojeni” Memli Krasniqin apo Bedri Hamzën, deputeti Hisen Berisha thotë se është favorit për kryetar të PDK-së

dardanianews

Kjo është goditja më e rëndë që Kurtit i ka ardhur ndonjëherë nga Shtëpia e Bardhë – mesazhin e dërgon Grenell

dardanianews

Avokati Halilaj pyet Lushtakun: Ku i dërgove 1 milion e 400 mijë marka që i more në Tërdec të Drenasit

dardanianews