January 22, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Peticioni për heqjen e vizave për Kosovën, zyrtarja e BE-së tregon se sa nënshkrime janë mbledhur

Ditë më parë, Kati Schneeberger, këshilltare lokale e Bashkimit Europian e ka nisur një peticion onlinë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Schneeberger ka njoftuar sot se janë bërë 5 mijë nënshkrime në jëtë peticion. Ajo ka kërkuar që të mbërrihen 7 mijë e 500 nënshkrime, raporton Gazeta Express.

Faleminderit për 5000 nënshkrime. Le t’i arrijmë 7500”, ka shkruar ajo.

Schneeberger ka kërkuar që të ndalet izolimi i Kosovës. Ajo beson se ka ardhur koha që liberalizimi të ndodhë dhe kosovarët të ndjehen të barabartë me qytetarët europianë.

“Mos e izoloni Kosovën. Tani është koha. Të drejta të barabarta për qytetarët e Kosovës si për qytetarët e BE-së. Të drejta të barabarta për të gjithë evropianët”, kashkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter.

Iniviativën e Schneeberger e ka mbështetur edhe ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunaçek.

Related posts

Si ndodhi vrasja e gruas nga Vushtrria? Detaje ekskluzive se si ishte planifikuar vrasja e 42 vjeçares nga furrtari

dardanianews

Reagon Vjosa Osmani, i kundërpërgjigjet Agim Veliut

dardanianews

Myslimanë apo katolikë janë familja Rugova – Blerina Kllokoqi-Rugova heq dilemat

dardanianews