Kanë dalë në dritë bisedat mes Alfred Pezës dhe gazetares Blerta Tafanit, ku drejtori i Përgjithshëm i RadioTelevizionit Shqiptar është në pritje të një takimi me gazetaren. Mesazhet datojnë vitin e shkuar kur RTSH ishte në një udhëtim jashtë vendit. Në bisedën e zhvilluar mes tyre Peza kërkon të dijë se si dhe kur do të takohet me gazetaren Blerta Tafani, teksa kjo e fundit i përgjigjet ja ‘të kthehemi’.
BISEDA:
Alfred Peza: Duhet të ndihesh si nr 2 atje. Kemi lënë një moment…po pres..nga ti Kur? Si? Kur? Më thuaj?!!
Blerta Tafani:Ja të kthehemi
Alfred Peza: Do e organizosh ti? Po pres, aq sa edhe ti…Okay?!!
Blerta Tafani: Po
Alfred Peza: Do e marësh ti në dorë?!! Pse e zgjat kaq shumë se nuk e kuptoj?
BISEDAT
Bisedat mes tyre janë përmendur edhe në letrën e drejtuar bordit drejtuas 3 ditë më parë, ku gazetarja Tafani akuzon drejtëpërdrejt Pezën edhe për ngacmim seksual. Tafani në letër shprehet se më datë 28 Shtator të vitit të kaluar, pas orës 20.00 të mbrëmjes, në celularin e saj kanë mbërritur mesazhe të padenja dhe imponuese për takim jashtë pune, nga drejtori Alfred Peza. Por për situatën mes tyre dhe vërtetësinë në lidhje me letrën, gazetarja Blerta Tafani ka kërkuar kohë dhe pritet