2.3 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Po tentohet të përfitohet në emër të saj, Leonora Jakupi paralajmëron

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, së fundmi po përballet me një problem kibernetik.

Ajo ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me faktin se disa persona, po mundohen që në emër të saj të përfitojnë në faqet e rrejshme.

Bëhet fjalë për një faqe në Facebook me emrin ‘Leonora Jakupi’ por me një font ndryshe shkronjash nga ai i zakonshmi.

Leonora përmes një postimi në InstaStory ka bërë të ditur se kjo faqe nuk menaxhohet nga ajo, gjersa iu ka bërë thirrje fansave ta raportojnë.

“Mos bini pre e profileve të rrejshme, ju lutem raportojeni!”, shkroi këngëtarja Jakupi në mbishkrimin e këtij postimi.

Këngëtarja përndryshe ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj, gjersa pritet të jetë më aktive në fundvit.

/GazetaSinjali/

Related posts

Ish-gruaja e Bleros e buzëqeshur pranë këtij djaloshi simpatik, po kush është ky?!

dardanianews

Leonora nuk po di të plakët, në këtë veshje po duket mahnitëse!

dardanianews

Ish parterja e Meritonit hyn sonte nё shtёpinё e BBVA 3?!, si do të reagoj Ilnisa?

dardanianews