September 6, 2026
DardaniaNews
LajmeShowbiz

Policia e arrestoi, Hati bën veprimin për Joz Markun

Këngëtari Joz Marku këtë të shtunë është arrestuar nga policia, në lidhje me dhunimin e ish-banorit të “Big Brother VIP Kosova”, Eduart Kuçi në afërsi të mbikalimit të Rinasit në Tiranë.

Edhe pse akuzohet për 5 vepra penale, duket se Jozi ka marrë mbështetje të gjërë në rrjetet sociale. Mes tyre është edhe një prej personazheve më të ndjekur të rrjeteve sociale, Hatixhe Brika, e njohur ndryshe si Hati e TikTok.

Hati ka postuar një video nga ditëlindja e saj, ku Jozi ishte i ftuar si këngëtari i mbrëmjes. Më tej tiktok-eja e shoqëron postimin e saj me fjalët “I bashkohemi trendit”, duke i dalë në mbështetje Joz Markut.Postimi i HatitJozefin Marku, 30 vjeç, akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.

Veç Jozefin Markut dhe Kristjan Nikollit, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u shpallën në kërkim shtetasit Anton Huli, 48 vjeç dhe K. V., 27 vjeç.Sipas Policisë së Shtetit, këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë dhunuar shtetasin Eduart Kuçi, 26 vjeç, me pretendimin se ky i fundit kishte fyer një prej tyre në rrjetet sociale.

Related posts

Linda Halimi i jep fund martesës!

dardanianews

Thellohet tragjedia në Serbi! Shkon në 13 numri i të vdekurve, Daçiç: Mes viktimave një fëmijë 6-vjeçar

dardanianews

Historia e ndarjes me të fejuarin dhe akuzat për tradhti, rrëfimi prekës i Vesës (VIDEO)

dardanianews