November 27, 2025
DardaniaNews
Showbiz

“Policia ishin jashtë”- Xhuli tregon se si veproi kur e goditi Stresi në të pasme në BBVK

 Xhuliana Nura ka rrëfyer një histori të pazakontë që ka ndodhur gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Ajo në intervistë për “Onima” ka treguar se si gjatë një episodi të veçantë, bashkëkonkurrenti Stresi e kishte goditur me shuplakë në të pasme, gjë që rezultoi në një situatë të tensionuar.

“Më kanë thirr dhe më kanë thënë ‘Xhuli këtu janë policia dhe nëse dëshiron ta denoncosh atë rast, mund ta denoncosh dhe ai përjashtohet prej lojës’”, shpjegoi Xhuli gjatë intervistës.

Ajo tregoi se ishte ftuar në dhomën e rrëfimit nga produksioni, të cilët i kishin ofruar mundësinë për të raportuar incidentin tek autoritetet.

Megjithatë, Juliana vendosi të mos e denonconte Stresin, duke theksuar se nuk donte ta nxirrte nga gara bashkëkonkurrentin e saj të fortë.

Related posts

Kështu e mirëpriti Linda Halimi tetorin (FOTO)

dardanianews

Çka u bë shkak për nisjen e sherrit në varrimin e Mentorit?

dardanianews

Shota Baraliu “nuse” për herë të parë, ja kush është dhëndëri!

dardanianews