14.5 C
New York
September 27, 2026
DardaniaNews
Uncategorized

Policia ka arrestuar një person të dyshuar te AKI-ja

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksionin para AKI’së duke thënë se i njëjti është zhvilluar pasi që në atë pjesë të rrugës në një veturë është gjetur një person i dyshuar, raporton Gazeta Express.

“Sot, 09 tetor 2020, rreth orës 06:15, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën Prishtinë drejtimi i Fushë Kosovës, gjendet një person i dyshuar me një veturë.

Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku personin e dyshuar e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor.

Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe njësitet kompetente policore të cilat janë duke kryer veprimet e mëtejme policore.

Rruga në drejtim të Fushë Kosovës është bllokuar, përderisa të përfundojë kryerja e vendshiqimit të vendit të ngjarjes’, ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Related posts

Liberta ‘paralajmëron’ vajzat: ‘Euu çfarë djali po ju pret në Big Brother

dardanianews

Ndarja nga burri i bën veç hajr Violeta Kukaj, mahnit me pamjen e saj

dardanianews

E FUNDIT: SHBA KRYEN SULME TË REJA NDAJ IRANIT, GODET POZICIONET RAKETORE DHE ANIJE

dardanianews