2.1 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Presidenti i Kroacisë e quan Vuçiqin nxitës të luftës, Vulini kërcen për ta mbrojtur

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq dje, duke iu referuar zgjerimit të Bashkimit Evropian në Forumin Botëror të Liderëve në Nju Jork, vlerësoi se jo të gjitha vendet e Evropës Juglindore e kanë motivimin e nevojshëm për t’u anëtarësuar në BE.

Milanoviq theksoi se për Serbinë pengesa më e madhe në rrugën e anëtarësimit është presidenti Aleksandar Vuçiq, për të cilin tha se “është një nga nxitësit më të shquar të luftës në vitet ’90”, raporton mediumi kroat, Telegram, transmeton Gazeta Express.

Negociatat për pranimin e Serbisë në BE filluan në vitin 2014, ndërsa deri më tani ajo ka hapur 18 kapituj dhe ka mbyllur përkohësisht dy. Milanoviq shprehu bindjen e tij se Serbia “nuk ka qëllim të fortë” për t’u anëtarësuar në BE, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria tha se “po punojnë shumë dhe po luftojnë”.

Reagimi i Qeverisë në Beograd ndaj kësaj deklarate mbërriti sot. Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin tha se Milanoviq “i përket politikanëve më budallenj kroatë”, raporton N1, transmeton Express.

“Në Kroaci, politikanët ndahen në ustashë të hapur dhe të fshehtë. Kur, duke mos ditur se ishte filmuar në një takim me të ashtuquajturit mbrojtës, ai pranoi me krenari rrënjët e tij ustashe, Milanoviq vërtetoi se ai i përkiste pasuesve të fshehtë të lëvizjes ustasha”, tha Vulin në një deklaratë.

Ai tha se Milanoviq u përpoq që ta mbyllte kufirin me Serbinë në vitin 2015.

“I përket politikanëve më budallenj kroatë. Ai e konfirmon këtë çdo ditë kur e sulmon Serbinë dhe Vuçiqin”, theksoi Vulin.

Related posts

25 vjet rezistencë, ekspozitë për kontributin atdhetar të familjes Lleshi në Kosovë 07/08/2023 13:49 Muzeu Kombëtar i Kosovës dhe familja Lleshi kanë hapur ekspozitën “Kontributi atdhetar i familjes Lleshi”, të autorëve Sadik Krasniqi dhe Besnik Rraci, me rastin e 25-vjetorit jubilar të rezistencës së armatosur nga kjo familje. Pjesë e hapjes së kësaj ekspozitë ishte edhe kryeministri Albin Kurti, i cili vlerësoi kontributin e familjes Lleshi për çlirimin e Kosovës. Ai tha se Pavarësia e Kosovës i ka rrënjët në gjakun e dëshmorëve.

dardanianews

Rusia pushton qytetin kryesor në Ukrainën jugore

dardanianews

Para se të shkonte në Hagë, Thaҫi i drejtohet Amerikës, por merr këtë përgjigje

dardanianews