20.7 C
New York
October 5, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Nuk tërhiqen serbët, ende po qëndrojnë në Jarinje

Që nga mëngjesi i djeshëm, qytetarët serb kanë bllokuar rrugën në afërsi të pikës Jarinje.

Ky veprim i tyre vjen si shenjë pakënaqësie pas vendimit të Kosovës që të zbatohet reciprociteti për targat me Serbinë, shkruan Indeksonline.

Ata kanë qëndruar gjatë gjithë natës atje, teksa në atë vend kanë kaluar natën edhe policët e Njësisë Speciale.

Sipas vendimit, veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikë kalimet kufitare të Kosovës. Këto targa të përkohshme po u vendosen veturave në xhamat para dhe prapa.

Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

Ndërsa, që nga sot qytetarët mund të pajisen me leje të përkohshme për targa në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve./Indeksonline/

Related posts

🔴#Ekskluzive: Vjosa Osmani dhe Ukë Rugova do i prijnë listës së LDK-së ⤵️

dardanianews

Kush ishte Xhafer Deva dhe pse Ambasada gjermane është kundër restaurimit të shtëpisë së tij

dardanianews

KENl ende Nokia 3310, kompania kërkon tia riktheni, ja sa ju shpërbIen

dardanianews