21.5 C
New York
June 28, 2026
DardaniaNews
Lajme

Presidentja Osmani po jepte lajmin e mirë për masat, ndërhyn Rama: Ka qenë e jashtëzakonshme

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pas samitit të Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor ka bërë të ditur se në fund të janarit do të hiqen masat e fundit ndëshkuese ndaj Kosovës.

Osmani, ka njoftuar nga Brukseli se në përfundim të Samitit BE–Ballkani Perëndimor është marrë vendimi që të gjitha masat e vendosura ndaj Kosovës të hiqen.

Ajo sqaroi se një pjesë e masave hiqen menjëherë, ndërsa pjesa tjetër do të hiqet në fund të janarit.

E derisa presidentja e Kosovës po jepte lajmin, aty ndërhyri kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Kjo grua ka qenë e jashtëzakonshme sot. I ka zhbllokuar të gjitha fondet e bllokuar për kaq kohë…e lerë çfarë thotë, kemi lajme, s’kemi lajme, ka kjo lajme dhe është merita e kësaj qind për qind, bravo të qoftë”, tha Rama.

Tutje kryeministri shqiptar me shaka theksoi “ti e din që unë s’të du, po të vërtetën duhet me thanë”.

Ndërkaq, më pas presidentja e vendit, Osmani falënderoi kryeministrin Rama dhe Shqipërinë për përkrahjen. /Telegrafi/

Related posts

Homazhe në acar, pamje nga nderimet për Ibrahim Rugovën para 16 vjetësh

dardanianews

E pranon Baton Haxhiu: Kjo ishte “Ideja“ për ndarjen e Kosovës! (Video)

dardanianews

Thaçi e Lushtaku për çaj në shtëpinë e Kadri Veselit

dardanianews