February 12, 2026
DardaniaNews
LajmeShowbiz

Princ Leka dyshohet se është sulmuar nga ish-bashkëshortja dhe babai i saj

Princ Leka është sulmuar pasditen e 5 marsit nga ish-bashkeshortja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia.

Mësohet se Leka ka shkuar për të takuar vajzën e cila jeton në oborrin Mbretëror me mamanë e saj, por aty është përballur fillimisht me ofendimet e ish-vjehrrit dhe me pas me dhune fizike ndaj tij.

Nën kërcënimin verbal dhe fizik, princ Leka është detyruar të largohet nga oborri mbretëror për të shmangur këtë moment të pakëndshëm që po ndodhte në sy të vajzes së tij 3 vjeçare.

Menjeherë pas kësaj përplasje fizike, Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje, mëson Report Tv.

Gjithashtu Princi është paraqitur edhe ne ambientet e spitalit ‘Nënë Tereza’ për të marrë ndihmën mjekësore shoqëruar dhe me kartën përkatëse. Pritet seanca gjyqësore për të marr një vendim në lidhje me këte çështje.

Princ Leka dhe partnerja e tij aktorja Elia Zaharia, i dhanë fund martesës së tyre 7-vjeçare dhe rreth 1 dekade historie dashurie, fundin e vitit te kaluar, ndërsa zyrtarisht princi e konfirmoi divorcin më 15 janar.

Pas ndarjes nga aktorja, Princ Leka ka nisur një histori dashurie me Blerta Celibashin, fotografe pranë Oborrit Mbretëror.

Related posts

Ekskluzive/ Grenell për Express: I japim mbështetje Bashkimit Evropian për takimet e 10-12 korrikut, t’i hiqen vizat Kosovës

dardanianews

“Trupa të vdekur në rrugë”, ky është shteti që s’ka më shtretër për pacientët me COVID-19

dardanianews

Hoti flet për Vjosa Osmanin: Edhe ajo si të tjerët do të kthehet në LDK

dardanianews