12 C
New York
May 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Problem global me internetin, qindra uebfaqe në mbarë botën jashtë funksionit

Një ndërprerje e madhe në rrjetin e shpërndarjes së përmbajtjes Cloudflare po bën që qindra faqe interneti të jenë jashtë funksionit, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.

Rrjeti i ofrimit të përmbajtjes (CDN) është një grup i shpërndarësish në mbarë botën që punojnë në unison, duke ofruar shpërndarje të shpejtë të përmbajtjes në internet.

Faqet e internetit përdorin CDN për t’u mbrojtur kundër kërcënimeve dhe për të ofruar përmbajtje në mënyrë të sigurt dhe sa më shpejtë të jetë e mundur.

Cloudflare është rrjeti më i popullarizuar i ofrimit të përmbajtjes.

Uebfaqet e prekura përfshijnë Discord, Shopify, Fitbit, Peloton, Grindr, Ring, bet365, Google, NordVPN, JustEat dhe Ladbrokes, sipas Downdetector.

Cloudflare e pranoi këtë çështje në një postim në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.

“Ekipi i Cloudflare është i vetëdijshëm për çështjet aktuale të shërbimit dhe po punon për të zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur. Përditësimet mund të ndiqen këtu”, thuhet në njoftim.

Mesazhi që shfaqet zakonisht në këto raste është si në foton e mëposhtme.

 

Related posts

Vjosa Osmani jep vulën finale, tregon nëse do qëndroj në LDK apo do largohet

dardanianews

Haxhi Shala tregon çfarë mospajtime ka me Limajn dhe çka do ta bindë ta japë votën

dardanianews

Shqipëri: Vajza që konsiderohej e humbur abuzohej nga daja i saj, që e mbante si dashnore

dardanianews