February 14, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

Prokuroria Speciale nis hetimet për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit

Prokurori special Blerim Isufaj ka konfirmuar për Gazetën Express nisjen e hetimeve për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

I kontaktuar nga Gazeta Express, prokurori Isufaj tha se hetimet kanë filluar, teksa shtoi se “nuk mund të thotë asgjë më shumë rreth rastit”.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot në një konferencë për media njoftoi për zhdukjen e mostrave të ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në konferencën e jashtëzakonshme të thirrur për media tha se mostrat e ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Ministrja Haxhiu tha se ky është një akt i rëndë dhe kriminal.

“Mbrëmë në orët e vona jam njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të institutit të Mjekësisë Ligjore. Ky është një akt i rëndë, ky është një akt kriminal. E kam njoftuar kryeprokurorin e shtetit Besim Klemendin dhe drejtorin e policisë Fehmi Hotin. Kam vizituar IML-në”, tha ajo, transmeton Express.

Related posts

Deklarata e rëndë/ Basha: Protesta kundër Vuçiç është protestë kundër Blinken

dardanianews

Quni i jep edhe një shans Kurtit: Rikthejeni Veliun, dhe unë me urgjencë po i kërkoj Mustafës ta tërheqë mocionin!

dardanianews

Vazhdon debati: Bekim Haxhiu me akuza të rënda ndaj Xhelal Sveçlës: Është dezertor, ka ikë prej luftës

dardanianews