6.9 C
New York
April 25, 2024
DardaniaNews
FeaturedKulturëLajme

PROMOVIMI I LIBRIT DHE SHUMË AKTIVITETE GJATË KËTIJ VITI

Shoqata “Nënë Tereza” në Zvicër, mbajti mbledhjen e rregullt, rezyme e disa
aktiviteteve për këtë fundvit.
Kryesia e shoqatës “Nënë Tereza” në Zvicër, ka bërë një përmbledhje të aktiviteteve që
janë zhvilluar gjatë këtij viti, duke nxjerrë konstatime se kishte gjallëri në aktivitetet e saja.
Ndërsa vëmendje më e madhe ishte në botimin e librit monografi “Mes luftës e paqes”, si dhe
promovimin që u mbajt para publikut në Kosovë, pikërisht në Prishtinë.
Mbledhja e mbajtur me 27 nëntor, 2022, në prag të Ditës së Flamurit, duke uruar gjithë
popullin shqiptarë, me synime për unitet dhe kremte me mirëqenie dhe stabilizim ekonomik e
politik ndër trojet tona shqiptare.
Kryetari i shoqatës, Nue Zalli, bëri një varg prezantimesh të punëve që janë kryer gjatë
këtij viti, me theks të veçantë rreth botimit të monografisë, për të cilën janë angazhuar kryesia
dhe aktivistë tjerë që kanë udhëhequr shoqatën nëpër vite duke kontribuar në disa mënyra për ta
parë dritën e botimit. Zalli – theksoi se ishte kjo dhe një përpjekje e shoqatës se kemi kapacitet
edhe më tej të mbajmë platformën e statutit për të cilën jemi themeluar, por edhe të pasqyrojmë
historikun e atyre që kanë kontribuar për të mos i lënë në harresë. Nga e tërë kjo, është bërë
prezantimi i arkivit që është ruajtur me kujdes, dhe është digjitalizuar për jetëgjatësinë e
dokumenteve që do të flasin më së miri për historinë tonë. Treguesi më i mirë është përmbledhja
në libër, duke bërë ftesë për grumbullime të shënimeve që mund të jenë ende në disa shoqata që
kanë vepruar nëpër kantone e që janë vonuar ti dorëzojnë në qendrën në Luzern.
Anëtarët e kryesisë Xholec Deda, Agim Alaj, Saim Tahiraj, Era Deda dhe Fadil Haxhosaj
nxorën një rikapitullim të këtyre ngjarjeve, duke i konsideruar se janë realizuar me sukses, ashtu
sikur edhe janë planifikuar, secila në përputhje me vendimet e marra më herët. Secili bëri
analizën e ecurisë së këtij promovimi, e që ishin në pajtim se është realizuar në koncepte të larta.
Edhe pikat tjera të rendit të ditës morën trajtesë dhe u nxorën ide për secilën si tu qaset
pikërisht mbledhjes së donacioneve dhe shqyrtimit të kërkesave që vijnë vazhdimisht në shoqatë
dhe u duhet përgjigje. Fundi i vitit si gjithnjë ka disa specifika të veta që duhet realizuar dhe se
morën diskutime për dërgimin e fletëpagesave dhe kontaktit me aktivistë.
Promovimi në Zvicër dhe përkthimi në gjermanisht
Pas disa vendimeve që u morën dhe u biseduan, u planifikua edhe koha e promovimit të
monografisë në Zvicër me parashikim në tremujorin e parë të viti që po hyjmë. Njëherë të gjithë
të zëshëm morën vendim edhe për përkthimin e librin në gjuhën gjermane, duke nisur kontaktet
me përkthyes të mundshëm dhe këtij projekti më të ri për shoqatën.

Rreth botimit dhe promovimit të monografisë
Me vendimin e shoqatës që nga viti 2019, kanë nisur përpjekjet për botimin e një libri për të
pasqyruar të përmbledhura aktivitetet dhe donacionet për Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi, si dhe
nëpër shumë vende të botës, e që kanë realizuar dedikimin e vetë shoqatës për ekzistencën e saj.
Pikërisht koha kur krijohet varfëri e skajshme në Kosovë nga regjimi që e kemi braktisur tashmë,
prej viti 1990 dhe në kulmin e së keqes në kohën e luftës në vitin 1998/1999, kur është kërkuar
përkushtim tejet i fuqishëm me ndihma ushqimore, medikamente, rroba dhe të tjera. Pa harruar
këtu edhe pas luftën në pjesëmarrje të rindërtimit të vendit, duke qenë në hapë me të gjitha
subjektet tjera. Të gjitha këto janë mbledhur nga arkivi i shoqatës e janë botuar në një libër
monografik nga autori Engjëll I. Berisha.
Shoqata mori dhe një tjetër iniciativë për ta promovuar pikërisht para publikut në Kosovë,
në bashkëpunim me institucionet e saj e në prezencën e mediave. Ngjarja u zhvillua në Prishtinë
me datë 5 nëntor, 2022, në prani të një publiku të gjerë, duke u shfaqur edhe në televizionin
shtetëror, RTK, me paraqitje të drejtpërdrejtë. Edhe me fjalime nga Ministria e Kulturës, nga
Presidenca, shoqata, botuesi dhe vrojtues të shkrimeve publicistike mori vlerën e një libri serioz,
voluminoz dhe me peshë historike.
Pjesë e mirë e kryesisë dhe aktivistëve ishin prezent duke udhëtuar nga Zvicra.
Libri u shpërnda falas, 300 copë në duar të lexuesit pjesëmarrës sa ishin prezent.
Gjithashtu u shërbyen edhe me koktej rasti.
Prezantimi e botimit mori vëmendjen e publikut edhe në disa media tjera duke u
prezantuar nga autori Berisha, kryetari, Zalli dhe të tjerë gjatë gjithë javës para dhe pas
promovimit. Po ashtu në faqen e Qeverisë së Kosovës, ne Ministrinë e Kulturës edhe më tej
mbetet njoftimi për botimin dhe promovimin e këtij libri.Libri është botuar në 800 kopje të cilat së shpejti do të jenë edhe në selinë e shoqatës si
dhe iniciativa për tu përkthyer në gjuhën gjermane.

Nga e majta: Xholec Deda, Agim Alaj, Saim Tahiraj, Era Deda, Fadil Haxhosaj

Related posts

Aksident tragjik në mes dy trenave, 32 të vdekur dhe mbi 85 të lënduar

dardanianews

Gjermania mbyllje totale për shkak të COVID, Merkel: Masat e para nuk funksionuan

dardanianews

Çfarë po flet Vuçiq: Lobistët shqiptarë e kanë prezantuar planin për përjashtimin e Rusisë nga OKB

dardanianews