21.8 C
New York
April 16, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Publikohet dokumenti sekret: Kriza e koronavirusit në Britani do të zgjasë deri në 2021

Epidemia e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar pritet të zgjasë deri në pranverën e vitit të ardhshëm.

Kjo është bërë publik në një dokument sekret të Shëndetit Publik britanik, që është publikuar nga The Guardian.

Sipas të përditshmes britanike, ky virus në Britani do të çojë në spital 7.9 milionë persona.

Dokumenti thotë se: “Rreth 80% e popullsisë pritet të infektohen me Covid-19 në 12 muajt e ardhshëm, dhe deri në 15% (7.9 milion njerëz) mund të kërkojnë shtrimin në spital.”

Profesor Chris Whitty, këshilltari kryesor mjekësor i qeverisë, e ka përshkruar më parë këtë shifër si skenarin më të keq dhe sugjeroi që numri i vërtetë do të rezultonte më pak se ai. Sidoqoftë, raporti sqaron se katër në pesë persona të popullsisë “pritet” të infektohen nga virusi.

“Që publiku të dëgjojë se mund të zgjasë 12 muaj, kjo do ti shqetësonte me të vërtetë”, tha Paul Hunter, një profesor i mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore.

Pranimi se virusi do të vazhdojë të shkaktojë probleme edhe për një vit, duket se minon shpresat se ardhja e motit më të ngrohtë këtë verë do ta vriste atë.

Related posts

Izolohen tri familje në Klinë, kishin kontakt me italianen e infektuar

dardanianews

I dyshuari për plagosjen në Pejë ishte njëri nga personat që e kishte bartur Astrin Deharin nga qelia

dardanianews

Vjedhje e votave me “trenin bullgar”/ Bekim Jashari ka këtë thirrje për Prokurorinë

dardanianews