8.6 C
New York
December 10, 2024
DardaniaNews
Sport

Publikohet renditja e re e FIFA-s, Kosova me pozitën më të mirë në histori

Kombëtarja e Kosovës ka arritur pozitën më të lartë në histori të saj në ranglistën e re të publikuar sot (e enjte) nga FIFA.

FIFA ka publikuar tashmë ranglistën e përditësuar të ekipeve kombëtare pas ndeshjeve të zhvilluara gjatë pauzës ndërkombëtare.

Argjentina vazhdon të mbajë primatin si kombëtarja me pozitën më të mirë, e ndjekur nga Franca, Spanja, Anglia dhe Brazili që mbyll top pesëshen.

Portugalia është ngjitur në pozitën e gjashtë, Holanda në të shtatën, Belgjika ka rënë në vendin e tetë, Italia ka mbetur e nënta, teksa Gjermania ka hyrë në dhjetëshe.

Megjithatë, vëmendja është te Kombëtarja e Kosovës, e cila në ranglistën më të re të FIFA-s ka marrë pozitën më të mirë në histori.

Kosova është ngjitur për dy pozita dhe tashmë renditet në vendin e 99-të me 1219.82 pikë pas humbjes nga Rumania dhe fitores nga Lituania.

Në anën tjetër, Kombëtarja e Shqipërisë ka mbetur në pozitën e 65-të me 1375.57 pikë të tubuara pas humbjes nga Ukraina dhe barazimit me Çekinë.

Related posts

Erling Haaland rrëzohet në stërvitje, pak para finales së Ligës së Kampionëve ndaj Interit

dardanianews

Tragjedi në futboll: Pësoi infarkt në fushë, lojtari ndërron jetë në spital

dardanianews

Ibrahimovicit s’i bëjnë përshtypje mijëra sharjet, vazhdon të mos e thotë asnjë fjalë për vdekjen e Mihajloviqit

dardanianews