8.5 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

Publikohet rezultati 24 orësh, kaq të infektuar janë në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka mbajtur një konferencë për media ku ka komunikuar edhe të dhënat për Covidin-19.

“Prej dje, situata 24 orëshe ka filluar të normalizohet me gjurmimet e gjitha rasteve në Kosovë. 14 korrik, në Laboratin e Institutit janë testuar 420 mostra, 119 pozitive.

5237 është numri total i të infektuarëve me Covid-19. 92 pacientë janë shëruar, 2462 raste totale të shëruar”, ka bërë të ditur Naser Ramadani, nga Instituti i Shëndetit Publik.

Edhe sot, Prishtina prin me numrin më të madh të rasteve pozitive.

 

“Prishtinë 63, Gjakovë 12, Drenas 6, Fushë-Kosovë 5, Pejë 5, Podujevë 5, Skenderaj 3, Ferizaj 2, Deçan 2, Gjilan 2, Istog 2, Kaçanik 2, Lipjan 2,  Vushtrri 2, Obiliq 2, Kamenicë 1, Kllokot 1, Mitrovicë 1, Rahovec 1 rast.

Ramadani ka bërë thirrje që të respektohen masat që Qeveria ka vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

IKSHPK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë kanë ndërruar formën dhe kohën e publikimit të rasteve me koronavirus.

Nga sot, rezultatet do të publikohen në orën 15:00, në konferencë për media, ku prezentë do të jenë ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, dhe ushtruesi i detyrës në SHSKUK, Valbon Krasniqi. /Express/

 

 

 

Related posts

Kushtetuesja mund ta pezullojë Ligjin e Pagave (VIDEO)

dardanianews

FOTO/ Mendohej i zhdukur, shfaqet pas 136 mijë vjetësh zogu i rrallë

dardanianews

U.d e Presidentit thotë se do të shfuqizohet dekreti që e bëri djalin e Haxhi Shalës konsull

dardanianews