23.7 C
New York
July 5, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

Putin telefonon Trumpin: Jam i hapur për një zgjidhje diplomatike me Ukrainen

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, ku në qendër të diskutimeve ka qenë lufta në Ukrainë dhe mundësia e një zgjidhjeje diplomatike të konfliktit.

Lajmi u bë i ditur nga këshilltari i politikës së jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov, i cili tha se dy liderët folën për zhvillimet në Ukrainë, në prag të samitit të NATO-s që do të mbahet më 7-8 korrik në Turqi. Sipas Kremlinit, Putin ka rikonfirmuar gatishmërinë e Rusisë për një zgjidhje diplomatike, duke theksuar se ajo duhet të marrë në konsideratë qëndrimet parimore të Moskës.

Ushakov e cilësoi telefonatën si “profesionale dhe shumë konstruktive”, ndërsa bëri të ditur se biseda zgjati 1 orë e 25 minuta. Gjatë saj, Putin i ka kujtuar Trump edhe ftesën e përhershme për të vizituar Rusinë.

Në të njëjtën kohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se edhe Ukraina mbetet e hapur për bisedime, por sipas tij, është Moska ajo që duhet të hedhë hapin e parë drejt paqes. Në një reagim në rrjetet sociale, Zelensky tha se pati një bisedë “shumë të mirë” me Trump, me të cilin diskutoi situatën në front dhe zhvillimet diplomatike.

“Ekziston një perspektivë reale për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe vendosmëria e Shteteve të Bashkuara do të jetë vendimtare”, shkroi Zelensky, duke shtuar se kanë rënë dakord ta vijojnë diskutimin personalisht gjatë samitit të NATO-s në Ankara.

Related posts

“Vrasjet në Kosovë”, Maxharraj befason me detajet që përmend, ka një paralajmërim të frikshëm

dardanianews

Drejtori i Komunës së Prishtinës fejohet me ish-dashnoren e Haxhi Shalës këngëtaren Anxhelina Shala/FOTO/

dardanianews

Kina “shuplakë” Rusisë, ndërmerr vendimin që nuk i konvenon aspak Putinit

dardanianews