18.3 C
New York
September 17, 2025
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezëLajme nga Bota

Qentë shqyejnë italianen 20 vjeçare, i dashuri e la aty nga frika e u largua

Lajmi i vrasjes së 20 vjecares Simona Cavallaro nga një grup qensh ngjalli indinjatë të madhe në Itali.

Djali që ishte duke shëtitur me të arriti të largohej vetë, por la pas vajzën që nuk pati rrugë shpëtimi.

Mësohet se i riu është në gjendje shoku, por ka dhënë disa detaje nga momenti i përfunduar në tragjedi. Sipas tij, 12 qenë në fillim e rrethuan Simonën, pastaj iu vërsulën.

Djali tha se ishte larguar me vrap dhe e kishte thirrur vazhdimisht Simonën që ta ndiqte, por ajo e terrorizuar, nuk kishte mundur të largohej.

Qentë i ishin hedhur në momentin që kishte tentuar të largohej. Së fundi, ka dalë dhe rezultati i autopsisë së 20 vjeçares.

Njëri prej qenve duket se nuk ishte një qen rrugësh, siç u mendua fillimisht, por qen i stërvitur për të mbrojtur bagëtitë.

Pronari i tij 44 vjeçar është identifikuar dhe do të merret në pyetje nga policia. /tch/

Related posts

Piloti i parë në Evropë që e njeh Kur’anin përmendsh

dardanianews

Njoftim për zhvendosjen e datës së ekspozitës për Akademik Fehmi Aganin

dardanianews

Këto janë të gjitha gratë që pretendohet se kanë pasur lidhje me Vladimir Putinin

dardanianews