2.3 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
LajmeSociale

Qeveria ndan nga 100 euro për studentët dhe shtesa për ata që udhëtojnë

Qeveria ka ndarë nga 100 euro për studentët. Gjithashtu në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe bursën e mobilitetit për studentët e nivelit bachelor, për t’i mbështetur ata që studiojnë larg qytetit ku jetojnë.

Ky vendim është marrë kur kanë mbetur më pak se një javë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Kurti ka deklaruar se përderisa formimi i institucioneve të reja po mbahet pezull, sipas tij, ekonomia po rritet.

Ekonomia ka shënuar rritje prej 4.58 për qind të brutoproduktit vendor në tremujorin e dytë, sipas Kurtit.

Ka shtuar se edhe të hyrat buxhetore kanë shënuar rritje prej 10 për qind krahasuar me vitin paraprak.

“Tagme e kemi dëshmuar se rritjen ekonomike e ndajmë me qytetaret. Sepse kur rritja ndahet ajo shumohet. Kur zvogëlohet pabarazia në shoqëri, rritet kërkesa agregate në ekonomi. Në kuadër të kësaj ndarje të rritjes ekonomike sot e miratojmë vendimin për ndarjen nga 100 euro për të gjithë studentet që i plotësojnë kriteret. Mbështetja për studentë nuk mbaron me kaq. Sot do të miratojmë edhe bursën e mobilitetit për studentet bachelor. Shuma e mbështetjes do të varet nga distanca nëpërmjet vendbanimit dhe vendit ku studioni”, ka thënë ai.

Related posts

Arban Abrashi flet për kundërshtimet e Lutfi Hazirit dhe Vjosa Osmanit për Qeverinë Hoti

dardanianews

E dhimbshme: Vetëvritet ministri gjerman, nuk i përballoi krizës me koronavirusin dhe pritjeve të qytetarëve

dardanianews

Ky është personi që jeton në vendin më të sigurt në botë nga koronavirusi (FOTO)

dardanianews