1.8 C
New York
February 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Rama: Open Balkan është e ardhmja dhe bashkimi i shqiptarëve bëhet me mjetet e të ardhmes, jo me avazin e vjetër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se ideja e “Open Balkan” është e ardhmja dhe se bashkimi i shqiptarëve ndodh vetëm me mjete të së ardhmes dhe jo me “avazin e vjetër”, shkruan Gazeta Express.

Kështu i është përgjigjur kreu i Qeverisë shqiptare një komentuesi në profilin e tij zyrtar, i cili i ka thënë Ramës se nuk pajtohet vetëm në një pikë, atë të idesë për “Open Balkan”.

“Jetë të gjatë o kryeministër me të gjitha politikat e tua pajtohem përveç një (Jo Open Balkan). Shqiptarët kanë nevojë për bashkim kështu qe serbët nuk i duam as në Det e as në territorin tonë”, ka shkruar ky komentues.

Derisa Rama i është kundërpërgjigjur duke i thënë se të gjithë ata që kthejnë akrepat e orës mbrapsht e gënjejnë veten.

Ora e historisë shkon përpara dhe kush ia tërheq akrepat mbrapsht thjesht gënjen veten. Open Balkan është e ardhmja dhe bashkimi i shqiptarëve bëhet me mjetet e të ardhmes, jo me avazin e vjetër të se shkuarës. Sa për detin, duhet të jemi shumë të qetë, se detin që na e ka dhënë Zoti nuk na e merr dot askush, por duhet të jemi edhe të mençur që edhe nga deti të krijojmë më shumë ekonomi e mirëqenie”, ka shkruar Edi Rama.

 

Related posts

Mushkolaj-Bujupit: Për çfarë parimesh po flisni, keni marrë vota diku tjetër ndërsa keni kaluar në një parti tjetër

dardanianews

Kërcënohet me jetë Albin Kurti: “10 milionë euro kush ma sjell kokën e tij”

dardanianews

Nga sot, profesionistëve shqiptar u hapet rruga për punë në Gjermani

dardanianews