12.9 C
New York
April 18, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Ramush Haradinaj bleu 200 hektarë të shtetit me 3.75 euro arin (Dokument)

Tokat e Kosovës në privatizim ishin shitur me çmime qesharake. Njëjtë ka ndodhur në vitin 2009, kur Ramush Haradinaj bleu 200 hektarë tokë të shtetit për 75,000 euro. Kështu e ka shënuar vet ai në deklarimin e pasurisë që bën vit pas viti. Kjo i bie të ketë blerë tokë të shtetit me 3.75 euro/arin dukshëm nën minimumin e mundshëm për secilën tokë në Kosovë.
Blerjen e tokës e ka konfirmuar edhe vet Haradinaj më herët për media. “Po, kam blerë 200 hektarë tokë me procedura të rregullta të privatizimit”, kishte thënë Haradinaj.

Tokat gjatë privatizimit janë shitur të gjitha me çmime qesharake dhe i kanë blerë kryesisht politikanët ose njerëzit e afërt me ta.

Çmimi ka shkuar deri në 1 euro/ari, të cilin e pranoi edhe vet ish shefi i bordit të AKP-së, Blerim Rexha, për çka tha se kishte dhënë dorëheqje i pa pajtuar me atë fakt.

Me çmime qesharake ishin shitur dhjetëra mijë hektarë tokë, kryesisht tokë e marrë nga fshatarët gjatë komunizmit pa asnjë kompensim. E njëjta ishte shitur pas privatizimit tek pronarët privat, të fortit e Kosovës me çmime qesharake.

Për më tepër, tokë e lirë është shitur edhe në qytete. Fabrika e Amortizatorëve, rreth 2 km nga qendra e Prishtinës është shitur për 2.5 milionë euro. Kjo fabrike kishte 5.2 hektarë tokë. Aty, çmimi i tregut është minimum 10 mijë euro/ari, që në total vetëm toka kushton 50 milionë euro.

Image

 

 

 

Related posts

Gazeta austriake zbulon skenarin e rrëzimit të Kurtit, fajëson Grenellin dhe tregon se çka do të ndodh me Thaçin në Speciale

dardanianews

‘Pacientët vdesin me vetëdije të plotë’

dardanianews

Agjentja e KGB që pretendon se ‘mund të joshë çdo burrë’ thotë se ka dhjetra spiune si ajo në Britani e SHBA (fotot)

dardanianews