November 12, 2026
DardaniaNews
LajmeUncategorized

“Fshesa” e Hotit, për një ditë shkarkon tre drejtorë!

Për kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin sot ishte “Dita e Shkarkimeve”, pasi që brenda një dite ka liruar nga detyra tre drejtorë.

E filloi me shkarkimin nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, duke vazhduar më tej me lirim nga pozita ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, Ibrahim Xhakën, dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezajn, shkruan Indeksonline.
Shkarkimi i Rashit Qalajt u përfol shumë se mund të ketë lidhje me arrestimin e kryetarit të Istogut, Haki Rugovës, por Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu në një prononcim për “Indeksonline”, ka thënë se largimi i Qalajt nga detyra është bërë për shkak të perfromancës së tij.

Por kryeministri, Avdullah Hoti menjëherë ka emëruar Samedin Mehmetin, ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Pas tij, Hoti liroi nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, Ibrahim Xhakën për ta zëvendësuar me Bajram Rexhën.

Poashtu sot u shkarkua edhe Ilir Murtezaj nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës.

Kështu, në përputhje me ligjet përkatëse në fuqi, Kryeministri Hoti ka emëruar Ekrem Hysenaj ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Kosovës./Indeksonline/

 

Related posts

Kështu e festonte UÇK-ja Bajramin e vitit 1999

dardanianews

Pas telefonatës mes Trumpit dhe Putinit, Kremlini: Presidenti rus urdhëroi të ndalohen sulmet për 30 ditë në Ukrainë

dardanianews

Çedomir Jovanoviq thotë se ajo çfarë ndodhi në Banjskë është sulm terrorist, Serbia të këndellet!

dardanianews