20.1 C
New York
July 27, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Rasti Berati Dhe Pse Thaçi, Kurti, Osmani Etj, E Liderët E PAN-It, Nuk Kërkojnë Llogari Për Vrasjen E Anëtarëve Të LDK-Së?

Berat Bushalen e shpëtuan dëshmitarët okular dhe vëllai që ishte aty pari.

Në Epokën e coronavirusit doli edhe një lajm që disi e “shokoi” opinionin publik në Kosovë anise e vërteta nuk është hetuar, por mund të jetë paragjykuar.

Është kërcënuar -“sulmuar” Berat Buzhala sot këtë akt qyqar e dënuan të gjitha institucionet dhe kjo është për tu vlerësuar deri në zenit.

Po të mos ishin ato dy gocat aty që kishin paralajmëruar Beratin një Zot e din se si kishin rrjedhur ngjarjet? Mund të ndërtohen skenare të ndryshme, mund të paragjykojmë në tërësi gjithë atë situatë në të cilën e ka përjetuar Berat Buzhala dhe sigurish vëllai i tij aty pranë. Një paralajmërim si ky edhe të shqetëson (tranon) edhe të shpëton sepse je i përgatitur për situatën që është duke pasuar.

Shtrohet pyetja e thjesht për Presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentaren Vjosa Osmani dhe të gjithë liderët e PAN-it pse në kohën kur vriteshin anëtarët e LDK-së ngurronit të reagonit, të dënoni ata që bënin krime? Përgjigjen e dini të gjithë apo ata u pengonin juve që ta grabisnit pushtetin!

Pse na qenka jeta e Berat Buzhalës më e rëndësishme se jetërat e: Enver Malokut, Ahmet Krasniqit, Smajl Berbatovcit, Haki Imerit, Shefki Popovës, Halil Dreshajt, Xhemajl Mustafës, Shaban Manajt, Smajl Hajdarajt, Tahir Zemajt, Ekrem Rexhës, Besim Dajakut, Bekim Kastratit, Xhafer Behramit me djalë e nip, Tahir Zemaj, Hasan Zemaj, Enis Zemaj, Sebahate Tolaj t,Isuf Haklajt, Bardhyl Ajetit dhe të plagosurve që u shpëtuan më të keqes: Sabri Hamitit, Fetah Rudi, Ejup Visoka, Agim Veliu Gani Geci e shumë të tjerë…

Po të reagonit asokohe si sot nuk do të kishte sot kërcënime dhe kanosje me jetë ndaj gazetarit Berat Buzhala, nuk do të kishte as Gjykatë Speciale.

Lufta për pushtet ishte edhe më e egër, kundërshtarët politik ishin armiq dhe duheshin eliminuar, ekzekutuar në stilin mafioz ashtu edhe siç bën. Tash e 20 vite institucionet ndërkombëtare dhe këto vendore nuk dhanë asnjë përgjigje për këto vrasje, jo që nuk dhanë, por me një kujdes të veçantë i emëruan shokë e shoqe në krye të institucioneve përkatëse me të vetmin qëllim që tu shërbejnë padronëve kriminal që dikur kanë urdhëruar dhe ekzekutuar gjithë këtë listë të gjatë rivalësh politik.

Beratin shyqyr as grithë nuk e kanë, kërcënuesit. Por, nuk duhet paragjykuar orientimin e tyre politik, nuk duhet demonizuar asnjë parti për arsye se brenda saj ka produkte kriminale.

Ata thjesht i shërbejnë krimit. Janë mbetje.

Sot Corona Virusi shënoi viktimën e parë në Kosovë, do të shënojë viktima të tjera. Porse lufta e përbashkët kundër këtij virusi nuk është e “rëndësishme” sa lufta për pushtet. Pra, krerët e Kosovës shkelin mbi viktima kjo është shumë evidente. Këtë kaos politik që kanë krijuar këta politikan të korruptuar e mafioz për interesa thjesht personale po e çon Kosovën në arkivol.

Marrë nga Fb Haki Imeri

Shpërndaje:

Related posts

“Krejt çka mbeti nga okupuesit Rusë”, ushtria e Ukrainës publikon pamje nga shkatërrimi i rusëve

dardanianews

E rëndë në Prishtinë: Djali rrah nënën e tij, arrestohet nga policia

dardanianews

Lushtaku i përgjigjet VV-së për thirrjet për vëllavrasje: Kush luan me zjarr, digjet vet prej tij

dardanianews