June 27, 2026
DardaniaNews
Shqipëri

Reagon ashpër menaxheri i Xhensilës pas deklaratës së Robertit

Ditën e djeshme bëri bujë një deklaratë e këngëtarit Robert Berisha, i cili tha se këngëtarja Xhensila Myrtezaj e ka publikuar me qëllim një poster ku të dy kanë pasur të performojnë bashkë.

Ndër të tjerash ai u shpreh se këtë e ka bërë për Besin.

“Për Besin, me mu nuk ka asgjë, ka thënë hajt ta qes pak keq produksionin aty ku është Besi”, u shpreh artisti në Sol të Klan Kosovës, shkruan Indeksonline.

Pas kësaj, menaxheri i Xhensilës reagoi ndaj Robertit duke publikuar një voice të cilën siç thotë ai, ia ka dërguar vet Roberti 1 orë para se të futej në fermë dhe i kanë thënë organizatorit që do të dalë me datën 8.

Në postimin tjetër ai theksoi se rrjetet sociale të Xhensilës menaxhohen nga ai dhe stafi i tij dhe se artistja nuk merret me data as me artistët që janë të ftuar në koncertet e saj./Indeksonline/

 

Related posts

Shqipëria miraton marrëveshjen strategjike të mbrojtjes me Izraelin

dardanianews

Ndodh ‘puthja’ e parë mes Gjestit dhe Eglit- Video që po qarkullon në rrjet

dardanianews

Fotot/ Berisha mbush tribunën e “Air Albania” me delegatë dhe mbështetës të PD-së

dardanianews