December 24, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Reagon Bekim Jashari, përmend manipulime, parregullsi, blerje votash, shantazhe…!

Bekim Jashari nuk ka pranuar rezultatin zgjedhor të KQZ-së. Sipas tij, exit-pollet dhe rezultatet e KQZ-së ishin me mospërputhje të mëdha.

Të nderuar qytetarë,

Mbështetja juaj në çdo takim, sondazhet e Exit Polleve në njërën anë dhe rezultati zgjedhor sipas KQZ-së, është me mospërputhje të mëdha.

Gjatë ditës kemi raportuar për parregullsi të mëdha si blerje votash, shantazhe e presion tek votuesit.

Nga vëzhguesit tonë në vendvotime deri me tani janë raportuar për raste të fletëvotimeve të pa vulosura në rreth 11 Qendra të Votimit, situatë kjo e cila dëshmon për ekzistencën e blerjes se votës me sistemin e njohur si “treni bullgar”

Po ashtu mungesa e komisionerëve nga subjekti jonë politik ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë votën tonë.

Idealit dhe Drenicës duket se me manipulime, blerje votash  iu vjedh fitorja dhe e ardhmja nga ata që  janë pasuruar duke  vjedhur Kosovën.

Pas mbledhjes së fakteve të shumta për manipulime do të kërkojmë drejtësi për manipulimet e bëra në këto zgjedhje në Skenderaj.

Ne do të presim numrin e votës se fundit për të  dalur me njoftimin e ri.

I juaji çdo herë Bekim Jashari!

Related posts

Shkencetarja e Oxfordit: Nëse çdo gjë ecën mirë, vaksina është e gatshme në shtator

dardanianews

Aksident tragjik në mes dy trenave, 32 të vdekur dhe mbi 85 të lënduar

dardanianews

Sot nga ora 21:00 kërkohet të lëshohet kënga e marshit të UÇK’së si protestë ndaj këshilltarit të Kurtit

dardanianews