28.2 C
New York
July 26, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Reagon përsëri Xheneta: Gjesti më ka në zemër, dridhet për mua

E ftuar në emisionin Fiks Fare, Xheneta Fetahu ka bërë disa deklarata që kanë tërhequr vëmendjen e publikut, duke zbuluar të pathëna mbi marrëdhënien e saj me Gjestin, një nga banorët më të komentuar të Big Brother VIP Albania 4.

Sipas Xhenetës, Gjesti ende ruan ndjenja për të, duke përmendur disa fakte që sipas saj e vërtetojnë këtë. Një ndër to është fakti që ai ende mban disa nga gjërat e saj personale brenda shtëpisë së BBVA.

Për më tepër, ajo tha se në deklaratat e tij të fundit, Gjesti ka pranuar se momenti më i bukur për të në këtë format ishte pikërisht hyrja e saj në shtëpi.

Përveç kësaj, Xheneta ndau edhe mendimin e saj për finalistët e këtij edicioni, duke dhënë emra të cilët sipas saj kanë më shumë gjasa të shkojnë deri në fund.

Deklaratat e saj kanë ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke shtuar më shumë kuriozitet për atë që mund të ndodhë mes saj dhe Gjestit pas përfundimit të spektaklit.

A është ende e hapur historia mes tyre? Kjo mbetet për t’u parë! /Telegrafi/

 

Related posts

Hyrja më e re në BBV? Gabriela e “Përputhen” trazon “ujërat”: Do ndaj Meritonin nga Ilnisa, më…

dardanianews

Aktorja e filmave për të rritur, “Nuk kam qenë më herët në Kosovë,” flet për peripecitë e ardhjes

dardanianews

Modelja egjiptiane ‘çmend’ rrjetin me foto nga jugu i Shqipërisë: E dashuruar me një shqiptar

dardanianews