3.4 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
ShëndetësiShkencë

Revolucion në kardiologji: Krijohet pacemakeri i parë i tretshëm me madhësinë e një kokrre orizi që shpëton zemrën

Një “pacemaker”(pasjisje e vogël si bateri) në madhësinë e një kokrre orizi ose një vrime gjilpëre. Pajisja revolucionare është zhvilluar nga universiteti amerikan “Northwestern University” në Illinois dhe mund të jetë një ndihmë e jashtëzakonshme për shumë pacientë që vuajnë nga zemra.

E veçanta e kësaj pajisjeje është se kjo pjesëz kaq e vogël mund të injektohet me shiringë, duke shmangur ndërhyrjet kirurgjikale për vendosjen e saj. Pjesëza e vogël merr kompanda përmes impulseve të dritës që përçohen nga një pajisje më e madhe, e lehtë që mund të mbahet e veshur nga pacientët në kraharor.

Kur konstaton çrregullime të funksionit të zemrës së pacientit, pajisja i dërgon sinjale pjesëzës së vogël në brendësi të trupit të njeriut, e cila nis të gjenerojë impulse elektrike për të normalizuar ritmin e zemrës. Një tjetër e veçantë e saj është se pjesëza shpërbëhet brenda trupit kur nuk është më e nevojshme. Kjo foto tregon se sa e vogël është pjesëza krahasuar me “pacemakerin” për është përdorur deri më tani.

Shkencëtarët thanë se për zhvillimin e saj morën shkas nga foshnjet e lindura me probleme në zemër, por që mund të përdoret e dhe nga të rriturit

Related posts

62 TË SHËRUAR DHE 46 RASTE ME COVID-19!

dardanianews

Vetëm 10 raste të reja me koronavirus në Kosovë — shërohen 38 pacientë të tjerë

dardanianews

114 TË SHËRUAR DHE 172 RASTE ME COVID-19!

dardanianews