8 C
New York
April 18, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Rezart Veleshnja bën gati valixhen dhe kërkon të largohet nga Big Brother Vip Kosova 😲

Aktorja Gresa Gashi dhe aktori i humorit Rezart Veleshnja, janë përfshirë në debate të ashpra që në orët e para të hyrjes në shtëpinë e BBVK.

Ata kanë hedhur vazhdimisht akuza ndaj njëri-tjetrit, madje edhe duke bullizuar për pamjen e jashtme apo për anën profesionale.

Kjo ndeshje verbale mes tyre duket se po rrit tensionet ditë pas dite. Duket se dy të rinjtë nuk po gjejnë dot mënyra për të zgjidhur konfliktet e tyre, por vazhdimisht provokojnë debate derisa kërkohet ndërhyrja e BB.

Së fundmi, ish-aktorja e “O sa mirë” i thotë Rezit se e ka prekur, i ka futur duart. Kjo gjë e ka revoltuar aktorin, ndaj edhe ka kërkuar të shkojë në dhomën e rrëfimit për të kërkuar daljen nga spektakli.

“Kujdes me duar, se do të penalizohesh. Më preke me duar”,- iu drejtua banorja.

Rezarti iu kundërpërgjigj: “Unë po e bëj gati valixhen tani dhe tregoju këtyre se përse do të dal. Unë do të shkoj te dhoma e rrëfimit për të dalë”.

Megjithatë, ai u tërhoq nga kjo dhe po vazhdon sërish garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Related posts

Ngeli shtatzënë brenda Big Brother apo jashtë? Sara Gjordeni shuan dyshimet

dardanianews

Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të flenë së bashku!

dardanianews

Anita thyen rregullat dhe i jep informacion, Santiana në mëdyshje se si shihet nga publiku

dardanianews