August 15, 2026
DardaniaNews
Lajme

Vuçiqit i “djeg” që Gjermania e ndihmoi ushtrinë e Kosovës: Po i bëhet presion Serbisë!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, pavarësisht presionit ndërkombëtar.

Duke komentuar donacionin e madh të Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), Vuçiq tha se presioni ndaj Serbisë po bëhet me synimin që Beogradi ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Jo vetëm Gjermania, por edhe shumë të tjerë duan me çdo kusht një Kosovë të pavarur. Duan të ushtrojnë sa më shumë presion ndaj Serbisë që ta njohë Kosovën”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se një gjë e tillë, sipas tij, nuk do të ndodhë, pavarësisht intensitetit të presionit.

Ndryshe, në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën Federale të Gjermanisë, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Gafurr Dugolli dhe atasheu gjerman i mbrojtjes në Kosovë, nënkolonel Guido Altendorf, kanë nënshkruar marrëveshjen për projektin e donacionit gjerman Enable & Enhance Initiative.

Në takim ishin të pranishëm edhe drejtori i Departamentit për Logjistikë dhe Infrastrukturë i MM-së, kolonel Imer Avdiu, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, Silke Bellmann, si dhe përfaqësuesit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), nënkolonel Fabian Vogl dhe major Claus Schumm.

Me këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm, Gafurr Dugolli, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi dhe shprehu besimin se ai do të vazhdojë edhe përmes projekteve të tjera në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Ky projekt, me vlerë prej rreth tre milionë eurosh, synon të avancojë kapacitetet operacionale të FSK-së, në përmbushje të misionit të saj. Projekti është vazhdimësi e projekteve të realizuara deri më tani në kuadër të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

Related posts

SHBA mbyll derën për raketa të tjera: Trump refuzon kërkesën e fundit të Ukrainës

dardanianews

Specialja ua vazhdoi paraburgimin ish-krerëve të UÇK-së, këto ishin pretendimet që e bindën gjykatën

dardanianews

Ministrja Vlora Dumoshi shpërndanë një foto me një nga zyrtarët e lartë të LDK-së, a po paralajmëron se ky do jetë kandidati i tyre për kryeministër

dardanianews