2.3 C
New York
February 12, 2026
DardaniaNews
Moti

Rikthehet vala e të nxehtit: Javën tjetër priten temperatura ekstreme deri në 40°C

Meteorologu Mendim Rugova ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën dhe fillimin e javës së ardhshme në Kosovë, duke paralajmëruar një rritje të ndjeshme të temperaturave.

Sipas tij, të premten do të ketë shpërndarje të vransirave në orët e paradites, ndërsa dita do të karakterizohet me më shumë intervale me diell dhe erë të freskët veriore e verilindore me shpejtësi 5-10 m/s. Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 12-15°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë 27-29°C.

Nga fundjava, sipas Rugovës, do të mbizotërojë mot më stabil, kryesisht me kthjellime dhe diell. Temperaturat do të rriten ndjeshëm, duke arritur të shtunën dhe të dielën në 34-36°C.

Parashikimi tregon se vala e të nxehtit do të intensifikohet nga e hëna, kur temperaturat maksimale do të kapin vlerat ekstreme prej 37 deri në 39°C, ndërsa lokalisht ka gjasa të arrijnë deri në 40°C. Edhe temperaturat minimale do të rriten, nga 12°C në fundjavë deri në 18-20°C gjatë javës.

 

Related posts

Parashikimi i motit, nesër më shumë reshje dëbore👇

dardanianews

“Nesër dita më e nxehtë e javës”, meteorologu: Korriku me temperatura ekstreme, ja kur tërhiqet i nxehti përvëlues..

dardanianews

Furtunë dhe reshje dëbore, kjo do jetë dita më e vështirë e javës

dardanianews