October 11, 2026
DardaniaNews
Moti

Rikthehet vala e të nxehtit: Javën tjetër priten temperatura ekstreme deri në 40°C

Meteorologu Mendim Rugova ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën dhe fillimin e javës së ardhshme në Kosovë, duke paralajmëruar një rritje të ndjeshme të temperaturave.

Sipas tij, të premten do të ketë shpërndarje të vransirave në orët e paradites, ndërsa dita do të karakterizohet me më shumë intervale me diell dhe erë të freskët veriore e verilindore me shpejtësi 5-10 m/s. Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 12-15°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë 27-29°C.

Nga fundjava, sipas Rugovës, do të mbizotërojë mot më stabil, kryesisht me kthjellime dhe diell. Temperaturat do të rriten ndjeshëm, duke arritur të shtunën dhe të dielën në 34-36°C.

Parashikimi tregon se vala e të nxehtit do të intensifikohet nga e hëna, kur temperaturat maksimale do të kapin vlerat ekstreme prej 37 deri në 39°C, ndërsa lokalisht ka gjasa të arrijnë deri në 40°C. Edhe temperaturat minimale do të rriten, nga 12°C në fundjavë deri në 18-20°C gjatë javës.

 

Related posts

Ja kur do të këtë mundësi për të reshura dëbore

dardanianews

El Niño mund ta bëjë vitin 2027 një nga më të nxehtit në histori

dardanianews

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

dardanianews