“Nuk do të lejoj askënd të më lëndojë!” – Egli Tako vendos rregullat e reja nëse rikthehet në BBV
Egli Tako ka bërë një premtim të fortë në prag të një rikthimi të mundshëm në Big Brother VIP. Artistja deklaroi se këtë herë synon të fokusohet vetëm te vetja dhe nuk do të lejojë askënd t’i prishë qetësinë shpirtërore.
“Nëse rikthehem, nuk do të lejoj askënd të më prishë gjendjen time shpirtërore”, – u shpreh ajo me vendosmëri. Egli, e cila doli nga shtëpia pas debateve të ashpra me Gjestin dhe refuzimit të tij, pranoi se vazhdon të ketë ndjenja për të, por i ka vënë vetes një kufi të qartë: Nuk do të derdhë më asnjë lot për këtë histori!
Raporti me Gjestin? “Një kontradiktë e madhe!”
Teksa foli për marrëdhënien e saj me Gjestin, Egli i dha një titull domethënës kësaj historie: “Kontradita”. Sipas saj, banori ka qenë i lëkundur, duke shprehur herë pas here pëlqim dhe më pas duke u tërhequr.
“Në kokën time do të jetë ai misteri: a është ndryshe jashtë?”, – tha ajo, duke lënë të kuptohet se nuk e di ende nëse Gjestin e pret një histori e re jashtë shtëpisë.
Egli ribëhet pjesë e lojës dhe arrin deri në finale, ajo do të fitojë vetëm gjysmën e çmimit të madh – 50 milionë lekë, në vend të 100 milionëve. Publiku tani ka në dorë vendimin: A do të ketë Egli një shans të dytë në BBV?