November 26, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

“Ke qenë posesive”, Rozana – Eglit: I shkoje Gjestit nga mbrapa

Mbrëmjen e djeshme, në spektaklin e Big Brother VIP Albania, Egli Tako u rikthye në studio pas largimit të saj për arsye shëndetësore.

Ajo u prit me duartrokitje të fuqishme nga publiku dhe iu hap një televotim për t’u rikthyer në shtëpi.

Me votat e shumta nga ndjekësit, Egli u rikthye mes banorëve.

Pas hyrjes në shtëpi, Egli pati biseda të ndryshme me banorët, mes të cilave një përballje me Rozana Radin.

Rozana e pyeti për distancën që ajo kishte mbajtur ndaj saj dhe nëse kishte ndonjë arsye specifike.“A kam gënjyer?” – e pyeti Rozana, duke iu referuar komenteve të saj mbi sjelljen e Eglit në raport me Gjestin.

Egli pranoi se Rozana nuk e kishte thënë me qëllim të keq, por shtoi: “Ti ke qenë e para që ke iniciuar këtë epitet për mua. Pse kam qenë posesive? Çfarë po bëja unë?”.

Rozana iu përgjigj se këtë mendim nuk e kishte vetëm ajo, por edhe të tjerët në shtëpi, duke argumentuar se Egli shpesh i kishte qëndruar Gjestit nga pas dhe ishte përgjigjur për të.

Pavarësisht përplasjes, Egli u tregua e vendosur në qëndrimin e saj, duke mohuar akuzat dhe duke mbrojtur sjelljen e saj brenda shtëpisë.

Me kthimin e saj, pritet që dinamika në lojë të marrë një tjetër rrjedhë.

 

Related posts

Nuk ka më dyshime, Ledri dhe Xhensila janë bashkë/ FOTO-t nga pushimet që “i nxorrën zbuluar”!

dardanianews

Si ndodhi puthja mes Vullnetit dhe Gresës, motivi? (VIDEO)

dardanianews

Nuk është Leo, Lela sot ka një urim për një person të rëndësishëm

dardanianews