28.5 C
New York
July 25, 2025
DardaniaNews
FeaturedNatyra

Rinoqerontët i vërsulen turistëve në parkun nacional në Indi, duke ikur rrokullisen me veturë – lëndohen të gjithë

Ky është momenti kur gjashtë turistë lëndohen pasi vetura e tyre bie në humnerë, derisa udhërrëfyesi i tyre me çdo kusht tenton të rikthehet nga kishte ardhur, pasi u ishin vërsulur dy rinoqerontë.

Pamjet shfaqin dy kafshët gjigante në parkun nacional në perëndim të Bengalit të Indisë, i vërsulen veturës me turistë, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht se udhërrëfyesi tenton të kthehet pas me shpejtësi të madhe, nga frika se do ta pësojnë nga kafshët rrokulliset dhe bie në humnerë.

Turistët e pushtuar nga paniku dëgjohen duke bërtitur, pak para se vetura e tyre të rrokulliset dhe të mbetet me rrotat lart e kulmin në tokë.

Si pasojë e kësaj, gjashtë turistë janë lënduar dhe menjëherë janë dërguar për trajtim në qendrën medicinale Madarihat. /Telegrafi/

Related posts

Reagim i përbashkët nga disa shoqata në Gjermani

dardanianews

Hulumtimi për përdhunimet gjatë luftës në ndërtesën e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik, Gazeta Reporteri sonte publikon pjesën e parë

dardanianews

Deklarata e rëndë/ Basha: Protesta kundër Vuçiç është protestë kundër Blinken

dardanianews