July 30, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Ushtria e Kosovës do të pajiset me 40 aeroplanë-dronë të veçantë nga SHBA-ja në vlerë 11 milionë dollarë

Ushtria e Kosovës pritet të pajiset së shpejti me 40 aeroplanë të veçantë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç shkruajnë disa media amerikane për ushtrinë, FSK-ja do të marrë pajisje të quajtura “RQ-20 Puma Long Endurance UAS”, të prodhuara nga “AeroVironment”.

Sipas joint-forces.com, transmeton Demokracia.com, thuhet se kompania AV Inc, Simi Valley, Kaliforni është zgjedhur ta përmbushë këtë kontratë në vlerë prej më shumë se 11 milionë dollarësh për sistemin ajror “Puma Long Endurance”.

Marrëveshja me “AeroVironment” ka qenë që prodhimi i këtyre pajisjeve të përfundojë më 25 janar.

“Puma LE” janë aeroplanë të cilët lansohen me duar dhe shërbejnë për mbikëqyrje territori. Shërbejnë sikur dronët.

Trupat ushtarake amerikane në Kosovë, si pjesë e misionit të KFOR-it, janë të njohur për përdorimin e këtyre aeroplanëve për mbikëqyrjet e kufijve.

Related posts

Shkencetarja e Oxfordit: Nëse çdo gjë ecën mirë, vaksina është e gatshme në shtator

dardanianews

Elon Musk thuhet se kishte një aferë seksuale me gruan e pronarit të Google, Sergey Brin – duke u bërë shkaktar i ndajres së tyre

dardanianews

Zyrtare: shtyhen zgjedhjet ne komunen e Podujeves

dardanianews