7.4 C
New York
March 29, 2024
DardaniaNews
FeaturedShowbiz

Robert Berisha mashtrohet për 1 prill, “Bëj gati rrobat, për 1 orë del nga konvikti”

Robert Berisha e ka pësuar për ditën e 1 prillit, duke ia bërë mashtrimin më të mirë që do të kishte menduar dikush t’ia bënte.

Janë bërë disa ditë tashmë që Robert Berisha po qëndron i izoluar në një nga konviktet në Qendrën e Studentëve.

E ai po e dokumenton gjithë qëndrimin e tij, që nga dita e parë, me anë të videove e postimeve të ndryshme në rrjetet sociale dhe paraqitjeve në media, shkruan Gazeta Express.

E mes shumë ankesave që ka për kushtet në konviktin ku ai po qëndron, sigurisht se mezi pret që të dalë nga aty dhe të shkojë në shtëpinë e tij.
Pikërisht këtë situatë e kanë shfrytëzuar disa nga personat zyrtarë të Qendrës së Studentëve.

Ata kanë vendosur të bëjnë pak shaka me gjendjen e Robertit dhe ankesat e ti, duke i bërë një thirrje në telefon për t’i thënë se që sot ai mund të dalë nga aty.

Madje, atij i thonë se për një orë ai duhet të bëjë gati rrobat për t’u larguar, dhe ai e pret lajmin e shumë entuziazëm.

Mirëpo, gëzimi i zgjati pak kohë, asi në fund të telefonatës, ata i tregojnë se kjo është vetëm një shaka./Gazeta Express/

Berisha ka një javë që po qëndron në një nga konviktet, pasi është dërguar aty me shumë të kthyer tjerë nga aeroporti i Stambollit, të cilët i kanë izoluar në karantinë 2-javore për shkak të marrjes së masave për kujdes nga përhapja e koronavirusit./Gazeta Express/

Related posts

MË NË FUND LEONORA VESH FUSTANIN E BARDHË, ZBULON FYTYRËN E BURRIT NË KRAH TË SAJ

dardanianews

FLIRTIME? ÇFARË NDODHI MBRËMË MIDIS OLTËS DHE KRISTIT? (VIDEO)

dardanianews

Për shokun e klasës, Naser Veli Krasniqi-Leka, hero i kombit

dardanianews