August 12, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Ronela Hajati pre e kamerës së fshehtë, i dashuri i shoqes flirton me të prapa shpine – këngëtarja reagon çuditshëm

Ronela Hajati, këngëtarja karizmatike është bërë viktima e fundit e një shakaje të mirë organizuar nga ekipi “Piranjat”.

Një situatë e pakëndshme u zhvillua kur shoqja e saj e ngushtë, Megi, e futi në një lojë pa e ditur, duke i prezantuar këngëtares të dashurin e saj të ri.

Gjithçka filloi si një takim normal miqësor, por atmosfera u ndërlikua kur shoqja e këngëtares u largua për një moment, duke e lënë Ronelën vetëm me partnerin e ri të Megit.

Ky i fundit, që ishte pjesë e skenarit të kamerës së fshehtë, filloi të sillte muhabetet e tij të çuditshme dhe më pas kaloi në sjellje flirteuese ndaj këngëtares.

Ndërkohë, Hajati mbajti qëndrimin dhe nuk u përgjigj në të njëjtin mënyrë, duke ruajtur dinjitetin dhe respektin ndaj shoqes së saj.

E gjithë kjo u pasqyrua qartë në fytyrën dhe mimikat e saj, teksa acarimi i saj u bë gjithë e më i dukshëm për shikuesit.

Ngjarja ndodhi në sy të kamerave, dhe pas një periudhe të caktuar, Ronelës iu zbulua se ajo pjesëmarrja ishte pjesë e një shakaje nga “Piranjat”. Pavarësisht ngjarjes së pakëndshme, Hajati mori gjithçka me sportivitet dhe me siguri do të mbetet si një kujtim qesharak në karrierën e saj plot ngjarje.

 

Related posts

“Çdo ditë të sjell lule” Dafina Zeqiri prezanton kunatin simpatik dhe kërkon publikisht nuse për të

dardanianews

Yllka Kuqi, me joshese si asnjehere me pare

dardanianews

Urimi prekës i Meriton Mjekiqit për ditëlindjen e të birit

dardanianews