23.2 C
New York
July 27, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Rugova i ra tavolinës para Gelbardit kur e quajti UÇK-në terroriste, fotoreporteri: Hera e parë që e pashë nervoz

Ilaz Bylykbashi, fotoreporter, ka treguar në emisionin Pressing në T7 një konferencë të mbajtur nga presidenti Ibrahim Rugova dhe i dërguari amerikan në Ballkan, Robert Gelbard në vitet e paraluftës.

Ai thotë se Gelbardi po i bënte presion Rugovës që të thoshte se aksionet e UÇK-së ishin aktivitete terroriste.

Bylykbashi thotë se kjo ishte hera e parë që e kishte parë të nervozuar Rugovën. Madje ai thtoë se Rugova i ra tavolinës në kundërshtim me të dërguarin amerikan.

“Atë ditë është mbajtur një konferencë për shtyp, e Gelbarthit dhe Rugovës. Ai ish ardh mi bo presion Rugovës që të jepte deklaratë se terroristat janë në aksion. Dhe hera e vetme që e kam parë Rugovën të nervozuar, e i kishte rënë tavolinës. Nuk është e vërtetë kjo i tha. Gelbarthi i tha shko shikoj fotot me maska në Kohën Ditore. Rugova tha se nuk e përjashtoj se mund të ketë qenë ndonjë element, por nuk ka terrorizëm këtu.”, tha ai.

Related posts

Trajkoviç në linjë me Kurtin, sulmon Thaçin: Këtu është një lider i votuar në detyrë nga parlamenti i vjetër

dardanianews

Aeroplani me udhëtarë shqiptarë goditet nga rrufeja

dardanianews

Rreziku nga formimi i komunave serbe në – ja me çfarë mund të përballet Kosova

dardanianews