August 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedShowbiz

“Sa fytyra”, Getinjo publikon këngën e re

Rap-artisti shqiptar, Getinjo, ka publikuar sot (e diel) projektin e ri muzikor.

“Sa fytyra” mban titullin kënga e tij e radhës, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Teksti është shkruar nga vet artisti, kurse për producimin është përkujdesur Rzon.

Videoja ndërkohë i është besuar Cinematic.ch.

Kjo tashmë është lansuar në YouTube dhe në të gjitha platformat e tjera muzikore.

Ky projekt vjen pak ditë pas publikimit të këngës së tij të re “Je e vetmja dashuri”, që e solli në bashkëpunim me Ana Kabashin.

Bashkëpunimi i tyre deri më tani ka mbledhur miliona klikime në kanalin YouTube.

Related posts

“E shkuara ime ka vdekur!” – Besi “vulos” kapitullin me Xhensilën mes emocionesh

dardanianews

Luizi edhe këtë vit pjesë e BBVA, zbulon datën që do të hyj brenda shtëpisë

dardanianews

Mbytet në Velipojë një 40-vjeçar nga Kosova

dardanianews