November 13, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

“Sa herë bie shi, uji hyn brenda”, Arbër Hajdari shkon në banesën e këngëtarit Klajdi Musabelliu dhe nis puna për rikonstruktimin

Mes lotëve dhe zërit që i dridhej, artisti Klajdi Musabelliu, ka rrëfyer vështirësitë që ka kaluar në jetë, duke filluar nga papunësia dhe deri te banesa e tij për të cilën tha se sa herë bie shi uji hyn brenda.

Pas këtij rrëfimi të ndjerë të banori të “Big Brother Vip 4”, Arbër Hajdari, ka shkuar në banesën e Klajdit në zonën e Laprakës, në Tiranë.

Ai ka parë nga afër kushtet e banesës, me qëllim për të nisur në vijim punën për rikonstruktimin e plotë të saj.

Ka qenë vetë Arbri ai i cili ka publikuar këtë lajm të bukur në llogarinë e tij në “Instagram”, ku ka publikuar një video ku shihej në banesën e Klajdit dhe takoi nënën e këtij të fundit.

“Fuqia e vërtetë e njeriut nuk matet nga sa herë qëndron lart, por nga sa herë rrëzohet dhe përsëri gjen forcën për t’u ngritur”, shkruan ai.

Related posts

Pasi e kuptoi se Blero ka tentuar ta tradhtoi në martesë, Teuta bën reagimin që askush se priste

dardanianews

“Azem çu se po ta marrin Albën”, Brikenda me mesazhe për banorët

dardanianews

Linda Halimi zbulon fitimet e mëdha nga faqja e saj për të rritur: I marr 10 mijë euro në muaj

dardanianews