8.5 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Saim Tahiraj: Na zhgënjeve Vjosë!

Nga Saim Tahiraj:

Posa u njoftuam mbrëmë në KTV se do jetë në intervistë Vjosa Osmani, Nënkryetare e LDK-së dhe Kryetare e Kuvendit të Kosovës, me padurim e pritem kohen se kur do fillonte intervista. Kjo kureshtje ishte për dy arsye: e para, se ajo është funksionare e lartë e partisë e cila kishte edhe qëndrime të kundërta me të gjitha strukturat e LDK-së, dhe e dyta, sepse një kohë goxha të gjatë për momentumin politik, kishte heshtur. Kur filloj emisioni, më bëri përshtypje negative që në fillim se, pse bash në KTV dhe me këta gazetarë të cilët janë bërë mbështetësit kryesorë të propagandës majtiste të VV-së? Megjithatë edhe kjo kaloj, sepse, për mua, më me rëndësi ishte se çka po thot Vjosa. Që nga fillimi i intervistës e deri në fund, shpesh fshija sytë dhe shikoja me habi, se a është me të vërtetë kjo Osmani? Përgjigjja ishte se në ekran ishte vet Vjosa, dhe e tërë intervista e sajë ishte sikur po flet një funksionare e lartë e me kompetencë e VV-së. Të gjitha ato akuza, në drejtim të strukturave të LDK-së, përmes KTV-së, kësaj kuzhine propaganduese te VV- së, logjika e shëndoshë nuk mundë ta kuptoj si e pse? Nënkryetarja e LDK-së këto kritika të cilat, edhe nëse jenë reale, nuk paska mundësi ti paraqes në organet më të larta të partisë sonë por ka zgjedhur këtë kuzhinë propaganduese kundër vet shtëpisë sonë të përbashkët, LDK-së. Pse e zgjodhe këtë formë dhe këtë vend komunikimi asisoj? Në tëre intervistën tuaj tek ju zonjë, nuk e pave të arsyeshme as edhe më të voglën kritikë për veprimet e sharlatanit Kurti si kryeministër tashmë në detyrë. Nuk reagove për shkarkimin e ministrit Veliu, nënkryetarit të LDK-së. I kuptojmë raportet tuaja personale me Veliun, por nuk guxojnë të preken ato raporte institucionale për egon tënde private. Nuk i kuptove, se ato janë më të rëndësishme se sa interesi i LDK-së, që si parti, shpesh herë ra viktimë e përkohshme për interesin e shtetit. Si nuk reagove, se me këtë shkarkim u shkel ashpër marrëveshja në mesë dy partive? U keqpërdor LDK-ja dhe se autoriteti i partisë është më i lartë se inatet e juaja të çfarëdo lloji. Nëse nuk reagove për Veliun, atëherë pse nuk e bëre këtë për Zëvendës Kryeministrin Hoti. Apo nuk do ta bësh edhe nëse shkarkohet e tërë partia një nga një. Vjosë e nderuar, ti duheshe të reagoje për LDK -në e para dhe ta mbroje autoritetin e saj! Nuk reagove as atëherë kur monarku i fundit e shkeli kushtetutën, dhe ti heshte si eksperte e kësaj fushe! Si nuk reagove kur sapo filluan të ri kapen bordet nga sovrani fillestarë për të ndjekur njëlloj logjiken argatëve të vjetër zhvatës? Në tërë intervistën tuaj nuk e pare të arsyeshme ta thuash asnjë fjalë ku kritikohen këto veprime të këqija. Se qele gojën me asnjë fjalë të vetme për fushatën e ashpër e të egër kundër LDK-së nga militantët e VV, duke i përfshirë edhe ata fallco në emër të saj, e të koordinuara edhe me neokomunistet dhe neo-otomanët e vjetër e të rinj si nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, madje të mbështetur edhe nga partitë simotra majtiste jashtë vendit. Si i harruat fundamentalistët islamik aq të rrezikshëm në çdo kohë. Po ju shkruaj të gjitha këto për një arsye të thjeshtë, Ne ishim kritikuesit më të zëshëm kundër Isa Mustafës, kur mendonim se po dëmtonte partinë dhe përkrahësit tuaj të fuqishëm pro saj. Ju mbështetëm duke menduar e llogaritur në personin e duhur për reforma të thella në LDK. Ju mbështetëm fuqishëm edhe në zgjedhjet nacionale në Kosovë. Ju votuam dhe tubuam vota të shumta për Juve. E bëmë këtë sepse ju besuam dhe duke ju besuar ndërtuam shpresa të forta për ndryshime të mëdha. Me paraqitjen tuaj mbreme në KTV, e vratë këtë besim dhe bashkë me besimin e vratë edhe shpresën! Por mbi të gjitha e dëmtuat vet-veten dhe hodhët një kilogram ngjyrë të zezë në oqeanin e madh ku nuk mund ta dëmtoni. Madhështia jonë e pa lëkundur vepron pa u ndalur tani e 30 vjet.

Related posts

“U mundova ta drejtoi Rusinë në një rrugë tjetër”| Bill Clinton përmend marrëveshjen e arritur për Kosovën

dardanianews

(FOTO) “Urrejtja vdes, ti jeton përgjithmonë”, letra që avokati serb la mbi varrin e Blerina Jasharit

dardanianews

“Darka e fundit” për Liridonën, killeri i paguar Granit Plava vëzhgonte edhe në oborrin e restorantit

dardanianews