17.5 C
New York
June 10, 2025
DardaniaNews
DiasporaKulturë

Sali Çekaj – luftëtar i orëve të para të lirisë së Kosovës

Nga: Hamzë MORINA, Zvicër

Në Klubin “Dardania” në Zofingen të Zvicrës, këtë të shtunë, me 24 Maj 2025 u përurua libri “Sali Cekaj
– Luftëtar i orëve të para të lirisë së Kosovës”, përgaditur dhe përkujdesur nga Nue Oroshi.

Organizimin e përurimit të këtij libri e bënë Shoqatat:

– BISHZ – Bashkësia e Intelektualkëve Shqiptarë në Zvicër
– Shoqata “Trojet e Arbërit” në Prishtinë
– Shoqata bamirëse Kulturore “Sali Cekaj në Zvicër
Në praninë e shumë bashkatdhetarëve në Zvicër, ndër të cilët edhe bashkëluftarë të Sali Cekajt, fjalën
përshëndetëse e paraqiti Saim Tahiraj, i cili i përshëndeti të gjithë pjesmarrësit dhe në veçanti
bashkëluftarët e Sali Cekajt dhe falënderoj Nue Oroshin për përkujdesjen dhe botimin e këtij libri.

Një vështrim për këtë libër e lexoi historiani nga Gjeneva Agim Paçarizi
Të nderuar përfaqësues të shoqatave organizatore,
Të nderuar studiues, bashkëluftëtarë dhe veprimtarë të çështjes kombëtare,
Të dashur të pranishëm,

Është një ndjenjë krenarie dhe përulësie të jesh sot këtu, për të përuruar një libër që nuk është thjesht një
botim, por një akt kujtese, një detyrim moral ndaj historisë dhe një nderim ndaj një figure që ka hyrë
përjetësisht në ndërgjegjen tonë kombëtare. Ky përurim nuk është thjesht formal, por, është rit i kujtesës
sonë kolektive, një përpjekje për të mos lejuar harresën të zë vend atje ku duhet të mbretërojë nderimi.
Kam nderin dhe përgjegjësinë që sot të ndaj me ju disa mendime mbi një vepër jashtëzakonisht të rëndësishme – librin “Sali Çekaj – luftëtar i orëve të para të lirisë së Kosovës”.

Ky libër, që doli nga shtypi në pranverën e këtij viti, përfaqëson një ndër përpjekjet më serioze dhe më të
plota për të ndriçuar jetën, veprën dhe përkushtimin e njërit prej figurave më të rëndësishme të qendresës
shqiptare – heroit Sali Çekaj. Vepra është përgatitur nën përkujdesjen e z. Nue Oroshi, kryetar i shoqatës
Trojet e Arbërit, me redaktor z. Milazim Maraj, recensentë dr. sc. Rovena Mikeli Vata dhe dr. sc. Besim
Morina, ndërsa lekturimin e ka bërë msc. Kristinë Oroshi. Libri, me 346 faqe, është botuar nga Shtëpia Botuese Lumbardhi në Prizren, në bashkëpunim me Shoqatën Trojet e Arbërit. Ai përmbledh 32 kumtesa shkencore të paraqitura në sesionin e mbajtur më 10 qershor 2024 në Prishtinë – kumtesa të autorëve që e kanë njohur nga afër heroin, që kanë luftuar, punuar dhe vepruar krah tij në vitet më të vështira të historisë sonë kombëtare. Pikërisht për këtë arsye, ky libër nuk është vetëm një analizë teorike, por një kronikë e gjallë, e ndërtuar me zëra dhe përjetime autentike.

Libri përmban gjithashtu një foto album të pasur me fotografi, të jetësuara në periudha të ndryshme të
jetës së Sali Çekajt – qoftë në veprimtaritë e tij organizative, qoftë në terrenin e luftës, në momente të jetës familjare apo përkrah bashkëluftëtarëve dhe bashkëveprimtarëve të tij. Këto pamje i japin librit një
hapsirë emocionale dhe dokumentuese të jashtëzakonshëme. Siç thuhet shpesh: një fotografi flet më
shumë se një mijë fjalë. Dhe këto pamje, me gjithë ngarkesën e tyre simbolike e historike, ndihmojnë
lexuesin të ndjejë më afër madhështinë e figurës së Sali Çekajt.

Figura si ajo e Sali Çekajt janë ndër ato që nuk kërkojnë zbukurim – mjafton t’i thuash të vërtetën për ta.
Ai nuk ishte i zhurmshëm, por ishte i qetë dhe i qartë. Nuk kërkoi lavdi, por drejtësi. Nuk pranoi të priste
që liria të vinte – ai shkoi dhe e takoi atë përmes luftës me përkushtim. E sot, kur e përkujtojmë me dinjitet, nuk e bëjmë vetëm për të nderuar të kaluarën, por edhe për të ndërtuar një të ardhme që e njeh
dhe e vlerëson këtë të kaluar.

Shoqatat organizatore, Trojet e Arbërit, Shoqata Sali Çekaj dhe Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër, janë ndër shtyllat e këtij misioni të rëndësishëm. Prej vitesh ato po e mbajnë të gjallë kujtesën historike shqiptare përmes botimeve të ndryshme, filma dokumentarë, si dhe përmendore për figurat tona kombëtare.

Të nderuar miq, ne nuk duhet ta shohim këtë libër si fundin e një përkushtimi, por si fillimin e një
përpjekje të re – të njohjes, të studimit dhe të përhapjes të së vërtetës për heronjtë tanë. Sidomos brezi i ri, fëmijët tanë në mërgatë dhe në atdhe, duhet të mësojnë që liria që gëzojmë sot ka pasur çmimin e saj, dhe se ky çmim është gjaku dhe përkushtimi i burrave si Sali Çekaj. E vërteta historike mund të vonojë, por ajo gjithmonë del në dritë. Vepra të tilla janë dëshmi e gjallë se kujtesa është e pranishme dhe vullneti për të mos harruar është më i fortë se kurrë. Lavdi jetës dhe veprës së Sali Çekajt! Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!

Ju faleminderit për vëmendjen!
Agim Paçarizi, profesor i historisë,
Ish-Kryetar i LAPSH “N.Frashëri” Gjenevë

  1. Vështrimin për librin të Dr. Rovena Vata Mikeli, nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë e
    lexoi Skender Tolaj, aty pos tjerash thuhet:

    Dr. Rovena VATA MIKELI

Akademia e Shkencave e Shqipërisë

SALI ÇEKAJ NË TRI KOHË, E SHKUARA, E TASHMJA DHE E ARDHMJA

“Emri i Sali Çekajt është i lidhur me tokën e Kosovës, me atdheun e tij të lirë, më historinë kombëtare dhe zhvillimet e shumta kulturore. Historia kombëtare do mbajë emrat e tyre, të gdhendura me shkronja të ARTA….”

Për të vazhduar me fjalët:
“Jo pa qëllim këtë shkrim bazuar në kujtimet, përshtypjet dhe dëshmitë e lënë nga familjarë, miq, bashkëkohas dhe studiues, të cilët e sollën figurën e tij, aq të gjallë dhe të pranishme në atë mjedis sa
shpirtëror aq edhe akademik, shkrimin tim kushtuar këtij dëshmori e titullova: “Sali Çekaj, në tri kohë, e
shkuara, e tashmja dhe e ardhmja”. Ky shkrim mban edhe datën 17 shkurt 2025. Në datën 17 shkurt 2025
janë mbushur plot 17 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, një datë të cilën të gjithë luftëtarët e
Kosovës, e kanë ëndërruar, dikujt i mbeti ëndërr, e dikush tjetër, këtë ëndërr e ka parë në realitet, që prej
17 vitesh. Fëmijët e shqiptarëve të Kosovës, të cilët kanë lindur pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës,
janë të bekuar për të jetuar të lirë në vendin e stërgjyshërve të tyre, të gjyshërve të tyre, të prindërve të
tyre, për ta në trashëgim këtë vend tek pasardhësit e tyre ndër breza.”

Dhe për ta përmbyllur me:
“Ky hero i Dardanisë nuk njihte kufij, për të Shqipëria dhe Dardania/Kosova ishin NJË dhe vetëm NJË.
Një hero, i cili lidhi fijet e qëndresës historike, politike, kulturore dhe ushtarake.Sali Çekaj ishte një
njohës i mirë i historisë dhe kulturës shqiptare. Mbi të gjitha ai respektonte atdheun, kushtetutën, Zotin
dhe flamurin kombëtar. Ishte motivues për shokët e luftës, duke besuar dhe duke u betuar për gjuhën
shqipe, për uniformën shqiptare dhe për emblemën e UÇK-së.Sali Çekaj dallohej për rolin e tij unifikues,
duke bërë bashkë faktorin ushtarak me faktorin politik.E kishte përjetuar emocionalisht shumë fort rënien
e komandantit.Agim Ramadani dhe ishte betuar se në atë vend, që ai kishte rënë dëshmor, këmba e
armikut nuk do të shkelte më kurrë. Sali Çekaj ka meritën për krijimin e bazave të para logjistike në
Tropojë.Sali Çekaj ishte nismëtari i shumë proceseve politike dhe ushtarake për lirinë e vendit….
I përjetshëm qoftë kujtmi i tij ndër breza!”

  1. Fjala e Nue Oroshit, autorit që u përkujdes për botimin e librit nga Kumtesat e mbajtura

në Sesionin e veçantë shkencor “Sali Cekaj, luftëtar i orëve të para të lirisë së Kosovës” në
Prishtinë me 10.06.2024 në Prishtinë
Të nderuar pjesëmarrës zonja dhe zotërinj,
I nderuar kryetar i Shoqatës Humanitare dhe kulturore “Salih Çekaj”në Zvicër, zotëri Saim Tahiraj;
I nderuar kryetar i Bashkimi te Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër zotëri Abas Fejzullahi;
I nderuar historian Agim Paçarizi,
“Kjo akademi për Librin enciklopedik “Sali Çekaj –Luftëtar i orëve të para të Lirisë së Kosovës” është
akademia dhe përurimi i parë i këtij libri enciklopedik që po e mbajmë pas botimit dhe qe po e
organizojmë tri shoqatat: Shoqata Humanitare dhe kulturore “Salih Çekaj”-Zvicër, Bashkimi i
Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër dhe Shoqata “Trojet e Arbrit”.Më pas më 31 Maj 2025 do ta mbajmë në
Shtutgart promovimin e dytë dhe më 2 Korrik në Prishtinë duke treguar se ky libër enciklopedik me
gjithsej 32 autor paraqët jo vetëm jetën, veprën dhe luftën heroike të heroit Sali Çekaj por paraqët edhe
ndriçimin e pandriçuar të një pjese të historisë së re të Kosovës në periudhën kohore 1991-1999…”

Për të treguar edhe rëndësinë e këtij libri:
“Sot ky libër po e hap edhe një faqe të re të historisë së Kosovës. Dëshmitë e botuara këtu tregojnë saktë se edhe historia e re e Kosovës në shumë raste është shkruar me shtrembërime dhe jo ashtu siç kanë
ndodhur por ashtu siç kanë pasur deshirë disa të ketë ndodhur.Edhe kjo histori ka nevojë të shkruhët me
forcën e argumentit shkencor. E vërteta historike mund të vonon por ajo del në dritën e diellit dhe tregon qartë për kontributin kombtarë të heronjve tanë të cilët që nga dritëlindja e deri tek dritëvdekja dhanë një kontribut të çmaur për lirinë e Kosovës. Heroi Sali Çekaj dha çdo gjë për këtë liri dhe në fund dha edhe jetën. Ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrje ku më këtë ndëruat veprën e heroit Sali Çekaj.I cili shpeshherë thoshte:” Me kta shqiptar që i kemi do ta fitojmë Lirinë! “, e unë vetëm do ta shtoj se me këta shqiptarë që i kemi do ta bëjmë Shqipërinë Etnike!”

Derisa Abas Fejzullahu Lexoi disa të dhëna për autorin e përgaditjes dhe botimit të librit, Nue
Oroshi
DISA TË DHËNA TË SHKURTËRA PËR AUTORIN E PËRGATITJES DHE BOTIMIN E LIBRIT “Sali Çekaj – luftëtar i orëve të para të lirisë së Kosovës”.

Nue Mark Oroshi (1 prill 1970-), poet, historian, politolog. Lindi në katundin Caparc të Prizrenit, në një familje me origjinë nga Oroshi.Shkollën fillore dhe tetëvjeçare i kreu në katundin Velezhë të Prizrenit (1977-1985); shkollën e mesme, drejtimin e mjekësisë së përgjithshme (1985-1989) në Prizren.Studimet e larta i kreu në Fakultetin Filozofik të Prishtinës (1990-1994), në rejtimin e historisë. Ka kryer edhe studimet pasuniversitare për periudhën e Mesjetës, ku ka magjistruar me temën: “Principata e Artes“….

Related posts

Nga Nexhat Rexha: Kronika e mbijetesës apo Kronika e një kohe të egër!

dardanianews

Njoftim për zhvendosjen e datës së ekspozitës për Akademik Fehmi Aganin

dardanianews

Si vdiq Faik Konica i vetëm dhe me vetëm 15 dollarë e 54 cent në xhep

dardanianews