8.3 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
Lajme

Sami Kurteshi fyen krerët e UÇK-së: SHIK-u ishte krijesë e UDB-së, ka kryer krime ndaj shqiptarëve

Pavarësisht se krerët e SHIK-ut ishin edhe njerëzit kryesorë të UÇK-së, kjo nuk ka mjaftuar që ish kandidati për Kryetar të Gjilanit, ish organizatën SHIK ta quaj krijesë të UDB-së serbe.

SHIK-u krijesë kriminale!

Shkruan: Sami Kurteshi

Kjo ishte dhe vazhdon të mbetet veprimtaria “patriotike” e SHIK-ut të Hashim Thaçit, bërja e dosjeve e spiunimit dhe e shpifjeve kriminale kundër shqiptarëve!

Vetëm dëgjoni e përcillni me kujdes deklaratat publike, pa i dëgjuar fare sajesat shpifëse të tyre jopublike, të njerëzve të tij! Shpifje, informata të shtrembëruara, mashtrime vetëm dhe vetëm kundër shqiptarëve, kundër familjeve të ndershme e patriotike, dhe kundër çdokujt që nuk i bindet dhe nuk bëhet pjesë e krimit të tyre.

Të dhënat e 2 milionë qytetarëve të Kosovës të ruajtura në dhomën e përgjimit qenkan rrezikuar, sepse nuk qenkan në dorën e shik-ut më! Nga kush? Kush, pse dhe si po e di këtë? Pse po e ditkan vetëm këta?! Në dorë të kujt qenkan tani? Qenka zbuluar laboratori i drogës tani! Vetëm tani po e di krimineli?!

Ky është mikro-menaxhimi social i kriminelëve spiunë me makro-qëllime politike. Ky është parimi i spiunëve politikanëve të kriminalizuar për shantazhim dhe kërcënim të njerëzve për qëllime politike.

Për kë e bëjnë këtë? Veç Serbisë, për kë tjetër?

E për Serbinë, veç UDB-ës dhe siç duket krijesës së saj shik-ut, këtë nuk e bën kush tjetër!

SHIK-u ishte krijesë e UDB-së apo e kapur nga UDB-ja!? Apo të dyja bashkë?!?

Të gjithë ata persona që janë angazhuar për SHIK-un me bindje për luftën kundër Serbisë dhe që nuk i kanë duart e përlyera në gjakun e njerëzve të pafajshëm e të patriotëve shqiptarë, tani duhet të flasin për krimet e SHIK-ut!

Mos heshtni!

Mos merrni barrën e krimit të huaj!

Ia keni borxh Kosovës të vërtetën!

Pa frikë!

Flisni!

Related posts

Reagon Tadiq për takimin në Bruksel: “Mediat e Vuçiqit po e fryejnë Asociacionin për të fshehur dështimin e Vuçiqit”

dardanianews

Kur Vjosa Osmani u thoshte VV’s: Kurrë nuk vij te ju, jeni brumë i njajtë me PDK’n

dardanianews

Planet për vrasjen e Martyt, BIA u drejtohet zviceranëve, në Beograd i fajësojnë britanikët

dardanianews