10.7 C
New York
December 9, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Krasniqi: Kushtetuesja uli tensionet politike, ja kur jepet vendimi përfundimtar

Gjykata Kushtetuese mund të merr vendim përfundimtar para datës 28 maj, afat ky i masës së përkohshme që është vendosur dje për dekretin e Presidentit Hashim Thaçi për mandatarin Avdullah Hoti për kryeministër.

Analisti nga Demokracia Plus, Albert Krasniqi beson se vendimi përfundimtar do të jetë para afatit kohor kur është caktuar si masë e përkohshme.

Përderisa Krasniqi si njohës i çështjes kushtetuese shprehet se afati i masës së përkohshme deri më 28 maj, nuk do të duhej të merret si afat përfundimtar, sepse është një afat optimal dhe orientues brenda të cilit Gjykata mund të dalë me një vendim.

Krasniqi: Vendimi përfundimtar do të jetë para 28 majit

“Afati deri më 28 maj, i cili është caktuar prej Gjykatës për ta mbajtur këtë masë të përkohshme të pezullimit nuk do të thotë që është afati i fundit kur Gjykata mund të dal me vendimin përfundimtar. Pasi mundet fare lehtë që të kemi një vendim para kësaj date, por po ashtu mund të kemi vendim edhe pas kësaj date. Ka raste kur Gjykata ka nxjerrë vendime për ta zgjatur këtë masën e përkohshme për shkak se nuk ka qenë i gatshëm aktgjykimi përfundimtar. Mirëpo duke ditur prioritetin e kësaj lëndë, unë shpresoj që vendimi përfundimtar do të jetë para 28 majit”, deklaron Krasniqi.

Vendimi i përkohshëm i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi, Krasniqi thotë se është një praktikë e zakonshme nga ana e kësaj gjykata, sipas të cilit një masë e tillë ishte edhe kur është zgjedhur kryetar i kuvendit në vitin 2014, Isa Mustafa.

Megjithatë, sipas Krasniqit, vendimi i djeshëm nga Gjykata i kontribuon edhe uljes së tensioneve politike.

Analisti nga Demokracia Plus ka komentuar edhe vendimin tjetër të kësaj gjykate për Qeverinë e Kosovës, për shpalljen karantinë të komunave, në këtë rast atë të Prizrenit, Dragashit dhe Istogut përkitazi me ankesat që i ka bërë PDK-ja.

Krasniqi thotë se qeveria dhe komunat duhet t’i zbatojnë aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, pasi që bëhet shkelje e dyfishtë.

Krasniqi: Komunat t’i zbatojnë aktgjykimet që janë marrë prej Gjykatës Kushtetuese

“Është shumë keq që Qeveria ka marrë vendime kundër kushtetuese dhe aq më keq kur këto vendime vetëm ka provuar t’i ri-paketojë për formën dhe përmbajtjen njëjtë të efekteve që kanë pasur këto vendime. Qeveria duhet ta kuptoj që vendimet që cilat merren prej Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare, ato nuk mund të ankimohen dhe është shkelje kushtetuese po ashtu mos respektimi I aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, pra bëhet shkelje e dyfishtë. Partitë politike të cilat janë të përfshira në rastet kontestimore në Gjykatën Kushtetuese duhet t’i lënë anash kërcënimet dhe presionet ndaj kësaj gjykate, por t’i respektojnë vendimet e saj ashtu siç janë marrë kenë apo jo në favor të tyre. Ajo çfarë duhet të bëjnë komunat është t’i zbatojnë ato aktgjykime të cilat janë marrë prej Gjykatës Kushtetuese, pa humbur kohë, në afatet te cilat janë paraparë”, thotë ai.

Ndërsa, komunat të cilat ende janë në karantinë për perëndimin e përhapjes së koronavirusit, janë Prishtina, Klina, Malisheva dhe Ferizaj.

 

 

Related posts

Gai Plin Secundi: Romakët i kopjuan monedhat e argjendit nga epirotët dhe ilirët

dardanianews

Spahiu: Albin Kurti mund të futet në burg!

dardanianews

KOSOVA IA KALON KINËS ME NUMRIN E TË INFEKTUARVE ME KORONAVIRUS NË 24 ORËT E FUNDIT

dardanianews