4.6 C
New York
March 23, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga BotaLajmi i fundit

SHBA-ja dhe Irani po diskutojnë përfundimin e luftës, thotë Trump – shtyn sulmet ushtarake ndaj termocentraleve iraniane

Presidenti Donald Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë zhvilluar “biseda produktive” gjatë fundjavës dhe se ai do të shtyjë sulmet ushtarake kundër centraleve iraniane të energjisë për pesë ditë.

Duke shkruar me shkronja të mëdha në Truth Social, Trump tha se mori vendimin për të shtyrë sulmet e kërcënuara bazuar në “tonin dhe përmbajtjen” e diskutimeve, përcjell Telegrafi.”JAM I KËNAQUR TË RAPORTOJ SE SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS DHE VENDI I IRANIT KANË PASUR, GJATË DY DITËVE TË FUNDIT, BISEDA SHUMË TË MIRA DHE PRODUKTIVE LIDHUR ME NJË ZGJIDHJE TË PLOTË DHE TOTALE TË ARMIQËSIVE TONA NË LINDJEN E MESME”, shkroi Trump.

BAZUAR NË TONIN E KËTYRE BISEDAVE TË THELLA, TË DETAJUARA DHE KONSTRUKTIVE, QË DO TË VAZHDOJNË GJATË GJITHË JAVËS, UNË I KAM UDHËZUAR DEPARTAMENTIT TË LUFTËS QË TË SHTYJË ÇDO SULM USHTARAK KUNDËR centraleve elektrike dhe infrastrukturës ENERGJITIKE IRANIANE PËR NJË PERIUDHË PESË-DITORE, NË VARËSI TË SUKSESIT TË TAKIMEVE DHE DISKUTIMIT QË VAZHDON”, vazhdoi ai.Kujtojmë se Trump kishte kërcënuar të godiste centralet elektrike iraniane deri të hënën në mbrëmje nëse vendi nuk do të lejonte rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Mbyllja ka rritur kostot e transportit dhe të sigurimit, ka rritur çmimet e naftës dhe ka ngritur shqetësime ekonomike globale.Përshkallëzimi rajonal ka vazhduar që kur SHBA-të dhe Izraeli nisën një luftë të përbashkët kundër Iranit më 28 shkurt, duke vrarë deri më tani mbi 1,300 njerëz, përfshirë Udhëheqësin Suprem të atëhershëm Ali Khamenei.Irani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin, së bashku me Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit, të cilat thotë se po synojnë “asetet ushtarake amerikane”, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, ndërsa ka “prishur” tregjet dhe aviacionin global. /Telegrafi/

Related posts

Kush është Lupço Palevski, i dyshuari për vrasjen e 14-vjeçares në Shkup?

dardanianews

Trumpi kursen Kosovën dhe Shqipërinë, ndërsa Serbisë ja rrit tarifat me 35%

dardanianews

“Ulja e pagave në sektorin publik varros politikisht Kurtin”

dardanianews